Në Ditën Botërore të Punës së Denjë -7 tetor, sindikatat e punonjësve në shëndetësi në Konfederatën e Sindikatave të Pavarura në Bullgari, me përkrahjen e Asociacionit të profesionistëve mbi kujdeset shëndetësore, organizojnë protestë kombëtare në Sofje me kërkesë për rroga më të mira, përmirësimin e kushteve të punës dhe reformë në shëndetësi, spitalet të mos funksionojnë si shoqëri tregtare dhe shteti të ndalojë financimin e spitaleve private. Punonjësit në shëndetësi duan rrogë minimale midis 460 dhe 490 euro për infermieret dhe midis 560 dhe 615 euro rrogë fillestare për mjekët.
Shoqata e Mjekëve Bullgarë shpalli se nuk do të përfshihet në protestë për shkak të marrëveshjeve të arritura me Ministrinë e Shëndetësisë, të cilat garantojnë kushte më të mira të punës. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare doktoresha Mimi Vitkova – kryetarja e Shoqatës së shoqërive të licencuara të sigurimeve shëndetësore vullnetare dhe ish-ministrja e shëndetësisë, shprehu mendimin se në këtë moment po rrjedh një proces të zëvendësimit të plotë të shëndetit publik me atë privat.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..