Brenda dy muajve Gjykata e lartë e Kasacionit do të shqiptojë vendimin e vet në lidhje me kërkesën e Kryeprokurorit Sotir Cacarov për rishqyrtimin e aktvendimit për lirim me kusht para afatit të shtetasit australian Jock Palfreeman, i cili ishte liruar me vendim të Gjykatës së Apelit (gjashtë vjet para fundit të vuajtjes së dënimit të tij 20-vjeçar për vrasjen e studentit Andrej Monov).
Lirimi para afatit i australianit provokoi diskutim të gjerë në shoqëri, në të cilin u përfshinë politikanë dhe ekspertë. Vetë Jock Palfreeman nuk ishte në sallën gjyqësore, ai ishte përfaqësuar nga avokati i tij. Në seancën gjyqësore ishte i pranishëm ambasadori i Australisë në Greqi, i cili do të mbikëqyrë këtë çështje.
Gjatë kohës së seancës rreth njëqind vetave me flamuj nga partia nacionaliste VMRO protestuan para godinës së Gjykatës në Sofje kundër vendimit për lirimin para afatit.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..
Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e..
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për..
Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se..