Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kristalina Georgieva: Qeveritë duhet të bashkërenditin masa për stimulim monetar të ekonomisë

Kristalina Georgieva - shefja e re e FMN-së
Foto: EPA/BGNES

Ekonomia globale ngadalëson rritjen e vet në ritmin më të ulët për dekadën e fundit. Ngadalësimi tani për tani është 90% dhe qeveritë duhet të përgatitin masa të bashkërenditura për stimulim monetar. Këtë e deklaroi Drejtoresha e sapo zgjedhur e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva në fjalimin e saj të parë në këtë post. Po të vazhdojnë me të njëjtin intensitet ,në vitin 2020 konfliktet tregtare do t’i kushtojnë tregtisë globale 700 mlrd. dollarë, paralajmëroi Georgieva.

Sfida tjetër kryesore për ekonominë botërore janë ndryshimet e klimës. Qeveritë duhet të financojnë tranzicionin ndaj energjisë së pastër , duke rritur në mënyrë të ndjeshme tatimet për emetimet e dyoksidit të karbonit, nënvizoi Kristalina Georgieva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenca nuk është përgjegjëse për mungesën e një ambasadori bullgar në Kiev

Përgjigja e pyetjes se pse nuk ka përfunduar procedura për emërimin e kandidatit të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për ambasador të Bullgarisë në Ukrainë, duhet kërkuar nga ministria. Këtë e theksojnë nga zyra e shtypit e presidentit..

botuar më 24-07-24 10.17.PD

Parashikimi i motit për 24 korrikun 2024

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Të mërkurën para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pasmesditës nga veriperëndimi do të fillojnë të zhvillohen vranësira grumbulluese-shiu...

botuar më 24-07-23 7.15.MD
Baza bullgare në ishullin Livingston

Shkencëtarët bullgarë do të eksplorojnë kozmosin e afërt nga Antarktida

Për herë të parë, nga Baza Antarktike Bullgare në ishullin Livingston do të studiojnë në detaje pulsimet në jonosferën e Tokës të shkaktuara nga stuhitë diellore, aktiviteti i koronës diellore. Kjo parashikohet në projektin e parë bullgar të..

botuar më 24-07-23 5.46.MD