Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria renditet dy pozicione përpara në klasifikimin e Forumit Ekonomik Botëror

Foto: EPA/BGNES

Bullgaria ngjitet dy vende më lartë në renditjen për konkurrueshmërinë e shteteve. Lista pasqyron gjendjen vjetore të vendeve të përfshira në të dhe përgatitet nga Forumi Ekonomik Botëror. Bullgaria tashmë është në vendin e 49-të ndër 141 vende.

Metodologjia e renditjes është në bazë të vlerësimit të 98 treguesve. Klasifikimi më i mirë i shtet tonë është për nga faktori “Implementimi i teknologjive informative dhe komunikacioneve”, ku ndodhemi në vendin e 30-të. Pastaj është faktori “Tregu i punës” me vend të 40-të dhe “Qëndrueshmëria makroekonomike”, ku zëmë pozitën e 43-të.

Në polin tjetër janë faktorët “Punësimi i lehtë i kuadrove të kualifikuara” me vendin tonë të 116-të, “Shëndeti” – 81-të dhe “Sistemi financiar” – 73-të.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja do të presë një sesion të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Bullgaria do të presë sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2025. Propozimi u votua në sesionin e 46-të të UNESCO-s në Delhi të Indisë. Pala bullgare e ngriti kandidaturën për kryetar dhe mikpritës pasi..

botuar më 24-07-31 11.13.PD

Bullgaria po lufton dy zjarre të rënda në malet Sllavjanka dhe Maleshevska

Situata është e komplikuar me dy zjarret në malin Maleshevska dhe malin Sllavjanka. Të dy frontet mbeten aktive. Rreth 6000 dynymë është sipërfaqja pyjore e prekur në Malin Maleshevska, si dhe mbi 3000 dynymë tokë bujqësore. Nuk ka asnjë rrezik për..

botuar më 24-07-31 9.27.PD

Parashikimi i motit për 31 korrikun

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 në 35°, në..

botuar më 24-07-30 7.40.MD