Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dekoratat “Xhon Atanasov” 2019 – një kod i hapur për përparim në shkencë

Gjatë muajit tetor është data e lindjes e Xhon Atanasovit – bullgari i cili ka punuar në fushën e matematikës, fizikës dhe shkencave të inxhinierisë në Shtetet e Bashkuara, të cilin e quajmë “babanë e kompjuterit elektronik”. Në emër të tij tek ne u themelua një çmim prestigjioz shtetëror, të cilin Presidenti çdo vit ua jep shkencëtarëve të rinj me arritje të mëdha në sferën e shkencave kompjuterike. Ceremonia rreth dhënies së dekoratave të sivjetshme në emër të Xhon Atanasovit na rikujtoi për 80 vjetorin e shpikjes së makinës kompjuterike shifrore ABC. Sipas idesë së shkencëtarit bullgar Atanasov në të ka një memorie të veçantë, e cila periodikisht rifreskohet, kurse suksesi i tij i madh në shkencë i ka rrënjët e veta në idenë të përdorë energjinë elektrike dhe elektronikën për llogaritjet me makinë llogaritëse.

Dekorata “Xhon Atanasov” sivjet është për dy shkencëtarë të rinj, të përmbushur me ide për zhvillime të reja origjinale.

Mbajtës i Dekoratës së Madhe është Svilen Kënev – kryeinxhinier i programeve kompjuterike në Google, me diplomë masteri dhe doktoratë për shkencat kompjuterike nga Harvardi -Shtetet e Bashkuara.

Interesi i tij bazë shkencor është në fushën e arkitekturave kompjuterike - në kufirin midis harduerit dhe softuerit. Ai është vetëm 31 vjeç, por ka dhjetëra publikime, të cilat janë cituar mbi 500 herë në të gjitha revistat dhe konferencat e autoritetshme dhe të specializuara.

Ëndrra ime është kryesisht të bëj gjëra interesante për mua në shkencë – thotë Svilen Kënev. Këtë e kam trashëguar nga mentori im i parë, tek i cili mësova dhe u ndeza pas shkencës. E fillova karrierën time si fizik, kurse një meritë më të madhe për rritjen time ka mësuesi Teodosij Teodosiev. Ai kishte në praktikën e tij zakonin të sjellë tek ne – më të vegjlit, ish nxënës të vet, të cilët kanë arritur suksese. Atëherë na thoshte se përpara kësaj dhe ata kanë qenë si ne dhe na bindte, se dhe ne do të jemi si ata. Puna ime tani është i lidhur direkt me efikasitetin e sistemeve, gjithmonë është e mundur të jemi më efektivë, t’i bëjmë gjërat më të shpejta dhe të konsumojnë më pak energji, thënë shkurtimisht – të jenë më të mirë”.

Me fletëlavdërimi në emër të Xhon Atanasovit është i dekoruar dhe inxhinieri Svetlin Penkov, doktorant në Universitetin e Edinburgut.

Interesat e tij shkencore janë të fokusuara mbi pikët e kryqëzimit midis robotikës dhe intelektit artificial. Para pak kohe ai u kthye në Bullgari, që të vazhdojë të punojë në fushën e parrezikshmërisë rrugore. Përmes një softueri të krijuar prej tij analizohet me përpikëri situata në një pjesë rrugore, bashkë me të gjitha subjektet në lëvizje, si dhe manovrat e mundshme, të cilat ata mund t’i ndërmarrin në rrugë. Punimi i Svetlin Penkovit do të shërbejë gjatë krijimit të automobilave të parë të parrezikshëm autonomë, të cilët shkencëtarët presin që të lëvizin nëpër autostradat në një të ardhme jo të largët.

Presidenti Rumen Radev i përshëndeti shkencëtarët, të cilët kanë kontribuar për afirmimin e prestigjit të Bullgarisë ndër vendet prijëse në IT sektor. Ai nënvizoi se krahas me njohuritë e jashtëzakonshme shkencore, në punimet e paraqitura duket qartë synimi i shkencëtarëve të rinj, puna e tyre të jetë në shërbim të njerëzve dhe të shoqërisë:

Bën përshtypje se në këto punime theksohet mbi stimulimin e aktivitetit sipërmarrës dhe kjo me një kod të hapur, i cili jep mundësi për zgjerimin e nismave të ardhshme të biznesit – nënvizoi udhëheqësi i shtetit. Nuk mund të mos të më gëzoi fakti se marrin pjesë gjithnjë e më shumë njerëz të rinj dhe me arritje të shkëlqyera. Por, më e gëzueshmja është se shumë nga këto zhvillime shkencore disponojn; patenta, gjë e cila tregon qëndrimin serioz të të rinjve ndaj konkursit dhe për më tepër faktin se kudo që të mësojnë, në çdo lloj njësie shkencore në vendin tonë dhe nëpër botë të punojnë, ata e bëjnë me mendimin për Bullgarinë dhe ruajnë lidhjen e vet me Bullgarinë, kurse bashkësia jonë shkencore forcohet përmes arritjeve të tyre. Nxënësit tanë nga skuadrat e informatikës dhe e teknologjive afirmuan vendin e parë të Bullgarisë në këtë fushë. Tanimë ka një shkollë bullgare aty, prandaj tani po vendos një traditë të re - me fletëlavdërimi do të dekorohet një mësues - pedagog frymëzues dhe krijues i talenteve, i cili ka punuar metodën më të suksesshme për mësimdhënien në fushën e informatikës.

Dekorata e posaçme “Frymëzues dhe krijues i talenteve “ në kategorinë Xhon Atanasov – nxënësit dhe pedagogët e tyre, i qe dhënë doktoreshës Biserka Jovçeva – krye asistente në katedrën “Informatikë kompjuterike” të Universitetit të qytetit Shumen.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD

Koncerte dhe ceremoni solemne me rastin e Ditës së Evropës në Bullgari

Festimi i Ditës së Evropës më 9 maj filloi në vitin 1986. Vendimi për ta shpallur atë u mor në Takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Evropian në Milano më 28-29 qershor 1985. Për t'u dhënë fund konflikteve të shumta në Evropë që kulmuan në..

botuar më 24-05-09 6.55.PD

Një Festival paraqet zbulimet e reja shkencore në një gjuhë të arritshme

120 shkencëtarë nga Bullgaria dhe 10 vende të botës marrin pjesë në një festival që mbahet nga 9 deri më 12 maj në Tech Park të Sofjes. Organizatorët njoftojnë se ndër të ftuarit e njohur ndërkombëtarisht, të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre në një..

botuar më 24-05-09 6.10.PD