Në fillim të verës një instalim artistik tërhoqi vëmendjen e vjenezëve – nga maja e kullës “Ringturm” u lëshua një fotografi e madhe е një bebeje kozmonaut, mbi skafandrin e të cilit është ulur një pëllumb i bardhë me krahë të hapur. Me projektin e vet “Ëndrra për të ardhmen” piktorja bullgare Daniella Kostova shkaktoi emocione të shumta pozitive, por dhe dha shkak për t’u menduar për simbolikën e krijimit të vet.
Vepra u paraqit mbi një godinë, të ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, e cila simbolizon fillimin e ri. Kurse kjo e pasuron tregimin dhe u jep një kuptim shtesë mesazheve. Në këtë mënyrë pamja e fëmijës kozmonaut mund të konsiderohet si një impuls për zbulim, derisa shpendi pasqyron ëndrrën për fluturim. Kurse ideja për botën është e paraqitur si një lodër e vogël fëmijësh, e cila vërtitet vetëm në qoftë se pjesët e saj të veçanta janë në sinkronë.
"Fotografova një lodër, e cila në ndonjë mënyrë e paraqet botën në ngjashmëri të elementeve të saj të ndërlidhur – thotë Daniella Kostova. Këto janë planetët, kozmonauti, raketa dhe që të gjitha ato punojnë vetëm në qoftë se gjenden në një balancë. Pikërisht kjo qe një nga mesazhet kryesore në vepër – balanca në natyrë dhe qëndrimi i njeriut ndaj botës. Përmasat dhe proporcionet po kështu kanë një rëndësi – bebja është tepër e madhe në krahasim me lodrën. Me fjalë të tjera bëhet fjalë për një ndryshim në perspektivë, si dhe se çdo gjë është relative në varësi të këndvështrimit dhe të pozicionimit. Ky fëmijë i madh mund të jetë simbol i shpresës, por njëkohësisht dhe simbol i frikës, me qenë se mendojmë se jemi më të mëdhenj se bota, kurse në fakt kemi bërë vetëm një hap i vogël, si hapi i bebes."
Si gërshetohet pamja ledhatuese e një bebeje e cila ëndërron për të ardhmen, me problemet globale, përpara të cilave jemi drejtuar – pa rëndësi se në cilën pikë të planetit jetojmë?
"Ky është një imazh përmbledhës i së ardhmes – perspektiva për fëmijët tanë, kozmosi si një vend për takim të shteteve të ndryshme, bile një farë thirrje për tolerancë – përgjigjet piktorja. Sipas meje ne u japim një kredi të vogël fëmijëve, por ata e kanë forcën të frymëzojnë dhe të krijojnë premisa për ndryshim. E pamë para pak kohe, kur fëmijët nga e gjithë bota dolën në rrugë të protestojnë me apel ndaj politikanëve për t’i kushtuar vëmendje ngrohjes globale. Dhe e thanë pikërisht fëmijët, sepse pikërisht ata janë njerëzit, të cilët do të marrin përsipër pasojat nga ajo e cila ndodh në këtë moment. Kështu që mbase ka ndonjë farë pikë afruese me këtë problematikë."
Daniella Kostova jeton tanimë 18 vjet në Nju Jork, që ku e kupton botën më mirë për shkak të takimit me këtë shumësi të shoqërive, gjuhëve, sjelljeve. Ajo hyn në bashkëpunim me krijues nga fushat e ndryshme, duke krijuar një bisedë interesante jashtë specializimit të ngushtë dhe duke hapur dyer të shumta – drejt vetes dhe drejt publikut.
"Prej njëfarë kohe merrem me temën për stuhitë natyrore – mbledh fotografi nga përmbytje të ndryshme, uragane në pikë të ndryshme të botës dhe i konsideroj si dukuri, të cilat i hapin sytë tanë për gjëra të padukshme në pamje të parë – tregon Daniella Kostova. Përfytyroni një shtëpi pa mure dhe krejt papritur çdo gjë çvishet dhe gjërat ndryshojnë. Vëreja se çfarë ndodhte përreth – uraganet në Porto Riko, në Teksas si një efekt nga veprimtaria e njeriut. Është interesante të shikosh sesi në një shtet, në të cilin njerëzit janë mësuar me një komfort, një dukuri e tillë i nxjerr nga bilanci dhe tregon natyrat e tyre të ndryshme në varësi nga reagimet e tyre."
Piktorja e ilustron këtë botë, e cila është duke u shpërbërë, në veprën e vet të fundit “Toka më e lartë”. Në të, një kauboj i vetëkënaqur është i ulur në një kolltuk të kuq me pije dhe telefon në dorë, derisa rreth tij çdo gjë shkatërrohet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..