Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në ekspozitën më të madhe të ushqimeve në botë - ANUGA 2019

Foto: EPA/BGNES

Bullgaria mori pjesë në ekspozitën më të madhe të ushqimeve në botë, e cila zhvillohet një herë në dy vjet në Këlln të Gjermanisë. Para Radios Kombëtare Bullgare Antoaneta Bozhinova, drejtoresha ekzekutive e Bashkimit të Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve, e cila ka marrë pjesë në ekspozitë tha se kjo është “një vitrinë botërore e ushqimeve”. Tetë kanë qenë firmat bullgare pjesëmarrëse në të dhe një pjesë prej produkteve të tyre kanë qenë në segmentin më të lartë të tregut evropian – produktet biologjike. Interes të madh kanë provokuar produktet tona të thara, të cilat janë një tendencë aktuale në treg. 160 000 vizituesit e ekspozitës patën mundësi të njihen me produktet tona autentike si ljutenica (salcë me domate dhe speca) dhe kosi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kryeministri Gllavçev: Do t'i bashkohemi OECD deri në fund të vitit 2025

Për herë të parë, Bullgaria ka një afat konkret për anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për gazetarët pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të..

botuar më 24-05-02 6.11.MD
Marija Sharkova

Një spital privat me struktura pediatrike do të përkeqësojë problemin e personelit

Vendimi për krijimin e një spitali privat për fëmijë, i cili u anulua mbrëmë, u mor në kushtet e një ndërprerjeje informacioni, tha për BNR avokatja Marija Sharkova, anëtare e Këshillit Publik për Krijimin e Spitalit Kombëtar të..

botuar më 24-05-02 3.07.MD

Fëmijët lyejnë vezët e Pashkëve për bamirësi

Të Enjten e Madhe, Mitropolia e Sofjes organizon lyerjen tradicionale të vezëve të Pashkëve për fëmijët e shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit në sheshin “Shën e Diela”. Festa do të vazhdojë me një procesion litanie drejt kishës “Shën Sofija”...

botuar më 24-05-02 11.56.PD