Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rafaella Rafaellova – artistja me imagjinatë pa ka kufij

Cila është ndjenja të pikturosh një pikturë, në qoftë se je një pjesë prej saj? Kjo është pyetja të cilën mbase mund ta drejtojë çdonjëri i cili ka lexuar për Rafaella Rafaellovën dhe hobin e saj. Ajo është një nga artistët e parë VR (realitet virtual) në Bullgari.

Rafaella iu përgjigj pyetjes, pa humbur shumë kohë – “Mendoj se ëndrra e çdo një artisti është të mund të gjendet vetë në kokën e vet ose t’i tregojë spektatorit se çfarë ndodh në imagjinatën e tij. Kjo me të vërtetë është magji. Mua më pëlqen shumë të përdor këtë fjalë, të lidhur me pikturimin në realitetin virtual.

Përpara se të fillojë të pikturojë me ngjyra virtuale dhe me furça të ndryshme, Rafaella i përkushtohet pikturimit tradicional në Akademinë Kombëtare të Arteve. Më vonë i kushton një vëmendje dhe modës. Bëhet pedagoge në dizajnin e modës në Shkollën e Mesme Kombëtare të Arteve të Aplikuara “Shën Lluka” në Sofje dhe bashkëpronare me shoqen e saj të ngushtë Katerina Mallganska, të rrobave të një marke sportive. Por ajo është pak më e ndryshme nga koleksionet e tjera, me të cilët jemi mësuar, me qenë se mbi rrobat janë të paraqitur heronj nga mitologjia bullgare:

Zanat dhe kukerët /burra te maskuar të veshur në rroba prej lëkure me qime të gjata/ këta janë heronjtë tanë të parë, por shumë shpejt do të shtojmë dhe një hero të ri, të cilin tani për tani nuk dua që ta paraqes – tregon vajza e talentuar. Futemi thellë në mitologji dhe kërkojmë krijesa interesante, të cilat hasen në folklorin tonë dhe nëpër përralla. Më e hareshme është situata, kur vendosim t’i “përballim” me heronjtë amerikanë. Për shembull Kukeri përballë Batmanit ose zana kundër Uondër uoman. Dhe natyrisht gjithmonë fitojmë ne.” Për çdo një hero të ri në rrobat e tyre, të dyja zonjat krijojnë artikuj dhe i publikojnë në sajt.

Me ndihmën e firmës në të cilën punon sot, Rafaella arrin të realizojë ëndrrën e nxënësve të vet në Shkollën e Mesme Kombëtare të  Arteve të Aplikuara - të krijojnë modele për një revy personale të modës, të pikturuara në realitetin virtual. Por, një markë e tillë rrobash virtuale ende nuk ekziston, prandaj Rafaella ndan një ëndërr tjetër të saj, e cila është në rrugë për t’u zbatuar: 

Po punoj një punë shkencore. Në të flas për përdorimin e AR /një programi artistik me realitete interaktive, një kombinim të elementeve nga bota reale dhe bota virtuale/ dhe të VR  /realiteti jo fizik/ në rrobat. Dua që rrobat të cilat i veshim, të sjellin më shumë dije dhe kuptim, sesa në këtë moment. Unë merrem me veshje tradicionale bullgare, ku e dimë se çdo një detal sjell kuptim. As dekorimi, as ngjyrat janë të zgjedhura rastësisht. Nuk bëhet fjalë kaq për bukurinë e rrobës sesa për simbolin e saj. Dua t’i transmetoj këto simbole përmes teknologjive të reja, me fjalë të tjera të rikthehet qëndisja, por të jetë virtuale dhe të lexohet nga veshjet me metoda virtuale.

Sipas Rafaellës  jo vetëm qëndisja, por dhe veshja tradicionale bullgare si tërësi përbën një rrjet social, sepse kur takojmë një njeri të veshur me veshjen e tij popullore, mund të themi nëse ai është i martuar, që ku vjen,  prej çfarë familjeje del. Prandaj ajo është një burim mjaft i rëndësishëm i informacionit të cilin Rafaella do që t’i ruajë për brezat e ardhshëm.

Bashkë me të gjitha këto angazhime që ka, piktorja gjen kohë dhe të pikturojë në hapësirën virtuale. Jo dhe kaq shpesh sa do ajo, por gjithmonë kur mundet ndan nga 2-3 orë . Gjatë punës me një softuer të ngjashëm njeriu ka nevojë për pushime të shpeshta, me qenë se përdorimi i tepërt i tij e ngarkon organizmin. Piktorja pohon se në momente të caktuara, kur e heq kaskën speciale, bota reale i duket joreale dhe shkel në mënyrë jo shumë bindëse. Por, përjetimi në botën virtuale të krijuar prej saj e meriton këtë lloje bezdie.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle indiane në Kopshtin e Detit në Burgas

Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..

botuar më 24-08-14 7.05.PD

“Dialog" mes një gruaje koreane dhe bullgarëve në Galerinë e Arteve të Ruses

Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..

botuar më 24-08-11 7.05.PD

Shkrimtare nga 7 vende janë në një kamp krijues në Çepellare në Rodope

Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e..

botuar më 24-08-10 5.00.PD