Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbretëresha bullgare në breakdance Queen Mary me kuotë për Olimpiadën në Paris

Me breaking dikur bandat rrugore kanë rregulluar hesapet e veta, por sot ai i përmbush sallat vetëm për shkak të shous origjinale dhe stilit kreativ. Dhe pavarësisht se vallëzimet breaking afrohen me artin, ato mbase do të debutojnë si sport në Lojërat Olimpike në Paris gjatë vitit 2024. Atëherë mes 16 break-vallëzuesit më të mirë në botë  do të shikojmë dhe bullgaren Mari Sllavova (Queen Mary).

Mari e fitoi kuotën e vet olimpike në Lojërat e para Botërore në Budapest, ku u klasifikua e gjashta. Vajza është nga qyteti Burgas dhe tanimë 12 vjet merret me breaking dhe konsiderohet si njëra nga yjet e mëdha në këtë sport – gjatë vitit 2011 ajo fitoi titullin botëror për të rinj deri më 16 vjeç, kurse pas kësaj u bë dhe nënkampione botërore.

Si fëmije Mari merrej me akrobatikë, por shumë shpejt hoqi dorë, sepse sipas saj nuk kishte liri në lëvizjet. Kurse mua më pëlqente shumë që të isha e lirë në lëvizje, tregon ajo. Dhe filloi të ndihej e lirë në ushtrimet në parkour – arti të evitosh pengesat përmes lëvizjes, vetëm nëpërmjet mjeshtërisë së trupit. Dhe kështu një ditë, duke i kapërcyer gardhet, ajo u njoh me njerëzit e duhur, të cilët e shpunë në sallën e breakingut. Aty e gllabëroi energjia, muzika, ngjyrat.

Në fillim fare prindërit e mi qenë shumë skeptikë, por pasi arrita sukseset e mia të para dhe u ndeza shumë pas kësaj, filluan të më përkrahin – kujtohet Mari. Më pëlqen shumë të jem e ndryshme, kurse breakingu është diçka e ndryshme në Bullgari. Por, shpresoj që ai gjithnjë e më shumë të integrohet në shoqërinë tonë dhe gjithnjë e më shumë njerëz të merren me këtë, sepse kjo është shumë tërheqëse.

Breakdancerët e bëjnë publikun për vete me manovrat e veta akrobatike, me hapat e vet të shpejtë me këmbë dhe me duar, me vërtitjet e kokës, me ngrirjet. Kurse një atraksion shtesë ndaj numrave të ndërlikuara janë emrat me të cilët ata marrin pjesë  në gara. Kështu Mari e mori titullin mbretëror nga trajneri i vet në qytetin Burgas Hristo Andonov dhe u bë e njohur në mjedisin e breakingut si Queen Mary.

Breakingu zhvillohet prej një kohe të gjatë dhe në këtë moment është shumë ekstrem – shton kampionia. Prandaj dhe secili që merret me të duhet të jetë atlet. Ne mbajmë dietë, stërvitemi vazhdimisht – kështu që breakingu nuk është një art, por më tepër anon nga sporti.

Në garë breakdanceri  luan një kombinim prej 40 sekondave dhe me të merr pjesë në të ashtuquajturat beteja. Sportistët ndahen në kategori sipas vlerësimeve në kampionatet e mëparshme, pas së cilës dalin njëri kundër tjetrit. Në betejë ka nga dy hyrje, me fjalë të tjera çdo një luan dy herë nga 40 sekonda.  

Gjatë kohës së garës më tepër duhet të tregosh një “ndërlikim” të madh dhe ta realizosh në një pamje perfektë – thotë Mari. Kombinimi  mund të shoqërohet me koreografi, por ka dhe shumë improvizime, me qenë se asnjëri nuk e di muzikën në sfondin e së cilës do të luajë. Kështu që çdo gjë është në moment e sipër.

Përveç se luan me mish e me shpirt në sallë, Mari akoma si fare e vogël mëson shumë seriozisht  dhe sot flet katër gjuhë. Ajo përfundoi gjimnazin për gjuhët romane në qytetin Burgas, u regjistrua për të mësuar mjekësi në Bruksel, por pas kësaj hoqi dorë nga kjo sepse nuk kishte mundësi të vallëzonte. Në këtë moment është  studente  në degën e psikologjisë  në Angli – jo vetëm sepse e ndien këtë disiplinë si një pjesë nga vetja e vet, por dhe për shkak të kushteve të shkëlqyera për sport.

Mjerisht, gjërat në Bullgari janë pak të prapambetura sa i përket përkrahjes – qoftë financiare, qoftë morale – thotë akoma Mari. Ky është dhe shkaku që të jemi mjaft mbrapa si forcë, por njëkohësisht jemi të përmbushur me shpresë dhe ecim përpara.

Mari ëndërron një ditë të hapë klubin e saj personal për breakdance në atdhe, që të mund t’ua transmetojë përvojën e saj fëmijëve të tjerë. Kurse ndërkohë e pret Olimpiada. Katër vjet janë shumë kohë në rrethet tona, por me siguri do të jem në Paris – si pjesëmarrëse, arbitër ose trajnere, thotë ajo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Ju-Ting Lin

Reagimi i ashpër i Komitetit Olimpik Bullgar kundër pjesëmarrjes së boksiereve femra që nuk e kaluan testin gjinor

Komiteti Olimpik Bullgar doli me qëndrim të fortë kundër pjesëmarrjes në Olimpiadën e Parisit të dy boksiereve të cilat nuk e kaluan testin gjinor. "Komiteti Olimpik Bullgar ngre edhe një herë çështjen e respektimit të rreptë të barazisë gjinore në..

botuar më 24-08-02 2.43.MD
Kolazhi: Ivan Petrov

Për Lojërat Olimpike me dashuri dhe krenari

Para disa ditësh filluan Lojërat Olimpike Verore XXXIII. Për herë të tretë në historinë tonë moderne dhe saktësisht një shekull pas pritjes së fundit, forumi më i rëndësishëm sportiv po mbahet sërish në kryeqytetin francez Paris, i cili është dhe..

botuar më 24-07-30 6.45.PD
Boksieri Boris Georgiev-Mokata, 1952.

Bullgarët - në Lojërat Olimpike

Në vazhdim të 19 ditëve, më shumë se 10 000 atletë nga 206 vende do të garojnë në 32 disiplina të ndryshme. Bullgaria do të përfaqësohet me 46 sportistë. Kjo është një nga ekipet më të vogla të vendit tonë në Lojëra Verore deri më sot. Me..

botuar më 24-07-27 1.36.MD