Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sarandë: Instituti Diplomatik ndan përvojën bullgare në negociatat për anëtarësim në BE

Shqipëria ishte mikpritësja e radhës e trajnimit për diplomatë të rinj nga Ballkani Perëndimor

Seminari për diplomatë të rinj shqiptarë për shkëmbimin e përvojës bullgare të grumbulluar gjatë negociatave për anëtarësim në BE përfundoi në Sarandë të Shqipërisë me dorëzimin e certifikatavе pjesëmarrësve nga ana e organizatorëve – dr. Klaus Fiesinger – drejtori për Evropën Juglindore i fondacionit “Hanns Seidel” dhe Tanja Mihajllova – drejtoresha e Institutit Diplomatik të Bullgarisë.

Ky është një projekt dyvjeçar, me të cilin qëllojmë që të vazhdojmë punën mbi prioritetin bullgar të formuluar vitin e kaluar gjatë Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian – zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor – shpjegoi Tanja Mihajllova në intervistë për Radio Bullgarinë menjëherë pas përfundimit të trajnimit.  – “Shqipëria është ndër shtetet, në të cilat janë drejtuar përpjekjet tona për rritjejn e kapacitetit administrativ dhe ekspertizën sa i përket tematikës evropiane”.

Ndër ligjëruesit e seminarit ishin specialistët e dalluar bullgarë me përvojë të madhe në procesin e negocimit – Stanisllav Daskallov – përfaqësiesi bullgar në Bruksel në vazhdim të të gjitha negociatave dhe pastaj përfaqësuesi ynë i parë i përhershëm në BE, Biserka Benisheva – ish drejtoresha e Drejtorisë së Integrimit Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe eksperti Sllavço Nejkov, i cili ka zhvilluar negociatat në kapitullin “Energjetika”.


Ky është një nga seminaret e para për diplomatët shqiptarë. Që tani mund të them se e ftova homologun tim Valter Ibrahimi – shefi i Akademisë Diplomatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për të qenë mysafiri ynë në Bullgari dhe kështu do të fillojmë një bashkëpunim shumë intenziv dhe konkret – në mënyrë që të jemi të dobishëm për vendin shqiptar” – vazhdoi zonja Mihajllova dhe shpjegoi se po organizohet seminari tjetër në Serbi, kurse tashmë ka pasur një të tillë në Malin e Zi. “Dallimet në këto seminare janë nga pikëpamja e tematikës, sepse Serbia dhe Mali i Zi tashmë zhvillojnë negociata dhe ata e njohin më mirë procesin, kanë pyetje më konkrete, të lidhura me tema konkrete”.

Vitin e ardhshëm projekti do të vazhdojë me 3 shtetet e tjera nga Ballkani Perëndimor dhe qëllimi është që ai të përfundojë në Sofje gjatë vitit 2021, me pjesëmarrjen e diplomatëve nga 6 vendet-partnere. “Ndoshta konteksti atëherë do të jetë akoma më i ndryshëm, përsëri do të analizojmë situatën dhe do të mendojmë se si të vazhdojmë më tej “.

Diplomatët dhe ekspertët e rinj shqiptarë marrin pjesë dhe në seminare të tjera të organizuara nga Instituti Diplomatik . “Kemi dy programe, të cilat janë hapur për pjesëmarrës nga Ballkani Perëndimor dhe nga Regjioni i Detit të Zi – shpjegoi Tanja Mihajllova. Këto janë shkolla jonë dimërore e diplomacisë, e cila zhvillohet çdo vit gjatë marsit në qytetin Sandanski, Bullgari Jugperëndimore, dhe seminari tematik në fushën politikës dhe diplomacisë energjetike në fund të shtatorit. Në këto seminare tona tradicionale gjithmonë kemi pjesëmarrës nga Shqipëria, me të cilët vazhdojmë kontaktet dhe pas përfundimit të trajnimit konkret. Në këtë mënyrë japim kontributin tonë të vogël për forcimin e kapacitetit të diplomacisë shqiptare në drejtim të tematikës evropiane”.

Foto: Instituti Diplomatik të Bullgarisë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD
Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD