Sofia Tech Park është mikpritësi i nismës “Science Bricks – Shkencë me kauzë”. Qëllimi është që të popullarizohen arritjet e nxënësve bullgarë me medalje nga forumet ndërkombëtare të shkencave. Në një skenë prezantohen shkencëtarë prijës me shpikjet e tyre interesante, hipotezat frymëzuese dhe mësuesit e nxënësve më të mirë me arritje të mëdha në olimpiadat ndërkombëtarë. Kjo është një shou bamirëse, e cila qëllon të mbledhë fonde për fëmijët e mençur dhe të talentuar të Bullgarisë në përkrahje të nismave të tyre të ardhshme.
“Shumica e nxënësve, të cilët prezantuan Bullgarinë në garat më të forta ndërkombëtare u kthyen me medalje” – tha para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare Vëllkan Goranov, një nga organizatorët e ngjarjes. “Suksese kanë jo vetëm fëmijët nga shkollat elitare të kryeqytetit, arritje të tilla kanë nxënësit nga tërë Bullgaria. Por vështirësitë fillojnë pas formimit të skuadrave në çdo një lëndë. Kërkimi i financimit dhe mbledhja e parave është një proces shumë i vështirë, por vitet e fundit sponsorët bëhen më shumë”, shpjegoi Goranovi.
Nxënësit në Ugandë mësojnë të këndojnë këngë bullgare dhe të luajnë vallet tona popullore. Kjo falë Daniell Delibashevit, i cili krijoi një shkollë në vendin afrikan dhe ndihmon fëmijët vendas. Ai u dekorua nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës,..
Qyteti i Breznikut, vendlindja e mbretit kombëtar të të qeshurit të hidhur Stojan Milenkov , ndodhet në Bullgarinë Perëndimore dhe është i treti më i madh në rrethin e Pernikut. Sipas të dhënave të fundit që nga marsi 2024, atje jetojnë 3 762..
Shtëpia e lindjes së shkrimtarit Dimitër Talev në Prilep nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur, thuhet në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen një ditë pasi qeveria bullgare udhëzoi..
Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas,..