Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe pesë shtete të tjera kërkojnë rishqyrtimin e rregullave evropiane për transportuesit

Akoma gjatë janarit 2019 transportuesit e Evropës Juglindore protestuan para PE kundër rregullave të reja
Foto: EPA/BGNES - arkiv

Bullgaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania dhe Hungaria kanë nënshkruar sot një letër, me të cilën kërkojnë rishqyrtimin e rregullave të reja për transportuesit, të miratuara nga Parlamenti Evropian.

Motivi kryesor është ndotja e mjedisit për shkak të kthimit të kamionëve një herë në katër javë në vendin, ku është regjistruar kompania, shpjegoi në Bruksel Kryeministri Bojko Borisov, i cili po ndodhet atje për mbledhjen e liderëve të vendeve-anëtare të BE-së. Sipas fjalëve të tij rregullat për transportuesit janë ndryshuar aq shumë herë, se tashmë kanë humbur idenë e tyre fillestare.

Në letrën e përbashkët gjashtë shtetet evropiane nënvizojnë se ka nevojë për diskutim të thelluar, duke pasur parasysh specifikat kombëtare në të gjitha vendet-anëtare, duke përfshirë dhe ato të vendeve që janë kufij të jashtëm të Bashkimit. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD

Parashikimi i motit për 3 gushtin

Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...

botuar më 24-08-02 7.50.MD
Kostadin Kostadinov

“Vëzrazhdane” nuk do të mbështesë një qeveri të mbështetur nga DPS

Partia “Vëzrazhdane” nuk do ta mbështesë qeverinë e përkrahur nga DPS edhe pa Deljan Peevskin. Këtë e deklaroi kryetari i partisë, Kostadin Kostadinov, në një takim me “Ka një popull të tillë” (ITN) në kërkim të mbështetjes për mandatin e tretë...

botuar më 24-08-02 5.59.MD