Në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” u inaugurua ekspozita “Tungjatjeta, emri im është Tirana!” Ekspozita prezanton 40 fotografi të vjetra të Tiranës që nga viti 1920 kur ajo u bë kryeqytet i Shqipërisë dhe përfshin periudha të ndryshme të zhvillimit të kryeqytetit. Fotografitë janë siguruar nga Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, ndërsa aktiviteti realizohet në bashkëpunim mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Universitetit të Sofjes.
Zëvendësrektori i Universitetit doc. dr. Georgi Vëllçev përshëndeti të pranishmit duke shprehur kënaqësinë e vet për paraqitjen e ekspozitës interesante në godinën e Universitetit të Sofjes.
Ambasadorja e Shqipërisë në Sofje, Shkëlqesia e saj Donika Hoxha, vuri në dukje nga ana e vet se Tirana është themeluar që në vitin 1614 dhe rikujtoi shkurtimisht momentet më të rëndësishme të zhvillimit të saj. Ambasadorja u kushtoi vëmendje monumenteve të rëndësishme historike të qytetit, bulevardeve të mëdha dhe shesheve të Tiranës, godinave të institucioneve kulturore, duke përmendur emrat e arkitektëve të cilët kanë kontribuuar për pamjen e sotme të qytetit.
Ekspozita mund të shihet deri më 25 tetor 2019.Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..