Një sondazh i agjencisë sociologjike “Gallup International”në mes të fushatës parazgjedhore dhe mbase për këtë shkak i caktuar nga disa si provokues, tregon se shoqëria bullgare ka shumë zakone tradicionale.
Lidhja pas tokës ruhet pavarësisht nga urbanizimi dhe industrializimi i detyruar gjysmë shekullor. Rreth dy të tretat e qytetarëve të rritur janë lidhur ngushtë me tokën dhe me natyrën. Mbi 60% pohojnë se ose rrisin fruta, perime dhe kafshë shtëpiake për konsum personal, ose kanë të afërm dhe të njohur të cilët e bëjnë këtë. Mënyra moderne e jetesës në qytetin e madh të jep mundësi të blesh të gjitha gjërat nga supermarketi i afërt në lagje, por nuk ka fshirë përgatitjen tradicionale të produkteve për në dimër. Mbi 70% nga të anketuarit dëshmojnë se kanë përgatitur ose shpesh përdorin zajrenë e dimrit, përfshi turshi, lutenicë /një lloje salcë me speca të pjekura, karota dhe domate/, komposto e kështu me radhë. Në raste të veçanta përdorimi i produkteve shtëpiake bile është mjaft më i preferuar përpara atyre të prodhuar nën rregullimin shtetëror. 66% nga të anketuarit tregojnë se në qoftë se pinë raki preferojnë që ajo të jetë e bërë në shtëpi dhe jo e blerë në dyqan. Këtë preferencë nuk e ndajnë 25%, kurse të tjerët luhaten.
Del se për 77% nga bullgarët tharja e rrobave në ballkon vazhdon të jetë metodë bazë ose e preferuar, pavarësisht nga efekti i diskutueshëm mbi estetikën e fasadave dhe të peizazhit të qytetit. Një përshtypje mjaft të fortë bën se për më shumë se dy të tretat e pjesëmarrësve në studimin paraprak kombëtar heqja e këpucëve para se të hyjnë në shtëpi është me një rëndësi të madhe - 71% përgjigjen se kur kanë miq, do të preferonin që ata të hynin në shtëpinë e tyre pasi të kenë hequr këpucët.
Por, ka dhe raste, në të cilat tradita është e “mposhtur” nga përparimi i tepërt. Sipas 55% nga pjesëmarrësit në studim, pohimi “preferoj vet të merrem me remontet nëpër shtëpi” nuk u përket atyre. 41% akoma preferojnë të mbështeten tek vetja dhe jo tek profesionalistët, sa u përket rregullimeve në shtëpi.
Si tërësi nuk ka diferenca serioze në përgjigjet e burrave dhe të grave. Natyrisht, më të rinjtë, njerëzit në vendet më të mëdha të populluara, respektivisht me të ardhura më të larta e të tjera, janë mjaft më larg nga zakonet dhe shijet. Por, dhe në këto raste dallimet në qëndrimet nuk janë mjaft të mëdha. Në kryeqytet shumica e banuesve kanë lënë më rritjen e kafshëve dhe të bimëve si dhe kryerjen e remonteve prej tyre, por jo dhe përgatitjen e zajreve, përdorimin e rakisë së shtëpisë ose nderjen e rrobave në ballkon.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..