Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Britaninë e Madhe zbuluan 39 kufoma në një kamion me regjistrim bullgar

| rinovuar më 19-10-23 6.16.MD
Foto: EPA/BGNES

Policia britanike njoftoi se në afërsi të Londrës janë zbuluar 39 kufoma në kontejnerin e një kamioni për të cilin konsiderohet se ka ardhur nga Bullgaria. Policia në Eseks tha se njerëzit janë shpallur të vdekur që në vendin e zbulimit të kamionit, në një park industrial në lindje të Londrës. Supozohet se viktimat janë 38 të moshuar dhe një adoleshent. Nga qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme njoftuan se tani për tani nuk mund të ripohohet se kamioni që u zbulua në Eseks është me regjistrim bullgar. Nuk ka të dhëna për kombësinë e të vdekurve. Një burrë 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut u arrestua me dyshimin se është vrasësi.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka informacion për këtë kamion. “Në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk ka ardhur informacion deri tashti”, tha ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov.
Kamioni i zbuluar në qarkun anglez Eseks është me regjistrim bullgar, njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare. Automjeti është pronë e firmës së një shtetaseje irlandeze. Kontrollimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme tregon se kamioni është regjistruar në Bullgari më 19 qershor të vitit 2017 ndërsa ditën tjetër, 20 qershor 2017, ka dalë nga vendi dhe që nga atëherë nuk është kthyer në territorin e Bullgarisë. Ministria e Punëve të Jashtme ripohoi se kamioni është me regjistrim bullgar, pasi Ambasada e Bullgarisë në Britaninë e Madhe mori zyrtarisht informacion nga policia britanike.
“Jemi shumë të trishtuar nga vdekja e aq shumë njerëzve”, tha kryeministri Bojko Borisov. “Që pas regjistrimit të kamionit ai nuk ka hyrë në Bullgari. Kështu që nuk është e mundshme të kemi lidhje me këtë rast, përveç targës së kamionit”, theksoi kryeministri.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 janarin

Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..

botuar më 25-01-02 7.35.MD

GERB-SDS, DB, BSP dhe ITN diskutuan prioritetet e qeverisjes së ardhshme

Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..

botuar më 25-01-02 6.29.MD

Nuk do të lejohet presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-grek

Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..

botuar më 25-01-02 5.16.MD