Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov” filloi dhe viti akademik i koncerteve

Foto: nma.bg

Po të doni të dëgjoni muzikë të bukur, si dhe interpretues të frymëzuar mund të shkoni në Akademinë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov”, por do të duhet të ndani mjaft kohë - koncertet janë të shumta dhe interesante. Gjatë viteve të fundit kjo vepruimtari në Akademinë Kombëtare Muzikore është më aktive se kurrë, por studentët e përballojnë dinamikën. Një dëshmi për këtë janë projektet e shumta për të cilat na tregon zëvendës rektorja profesoresha doktor Borisllava Taneva:

Sipas traditës çdo të mërkurë janë koncertet e Orkestrës Simfonike të Akademisë. Gjithnjë e më shpesh solistë janë studentët tanë të huaj, kurse së shpejti do të na vijnë për vizitë partnerët tanë shumëvjeçarë nga Shkolla e Lartë e Arteve Zürcher Hochschule der Künste në Cyrih, klasa e së cilës e dirigjentëve zhvillon koncerte në sallën tonë një herë në çdo semestër. Një ngjarje tjetër interesante është “Bas festi” Akademik, sivjet me një pjesëmarrje ndërkombëtare. Kjo është një iniciativë e shkëlqyer e katedrës për Instrumente me tela. Në skenën e Akademisë u ngjitën Roman Patkoló, Ljubinko Llaziç, të cilët zhvilluan klasa të mjeshtërisë. Do të zhvillohet dhe konkursi “talente të reja” për kontrabas-nxënës deri në moshën 19 vjeçe. Një aksent tjetër në programin tonë të koncertit është festivali “Ditë të violës” (nga data 23 deri më 25 tetor), i cili prezanton emra prijësë në “botën e violës”. Studentët nga fakulteti vokal marrin pjesë aktive në shfaqje të teatrove të operës tek ne. Kolegët organizojnë dhe një konkurs akademik. Në mesin e muajit nëntor do të na vijë për vizitë këngëtarja e operës me famë botërore Krasimira Stojanova, e cila do të zhvillojë një klasë mjeshtërie dhjetëditëshe.

Nga profesoresha Taneva morëm vesh se disa nga koncertet në Festivalin e muzikës klasike braziliane në Bullgari janë në Akademinë Kombëtare Muzikore me pjesëmarrjen e pedagogëve të njohur.

Gjatë këtyre ditëve filloi të funksionojë platforma më e re e interrnetit „Studentum operascripta”. Bashkë me “Allmanah” - revista jonë shkencore, ajo u jep mundësi studentëve nga të gjitha degët të publikojnë punime të tyre, duke stimuluar paraqitjen  dhe në sferën shkencore” - shton profesoresha Taneve. Kemi kontakte shumë të mira me institucionet tona kulturore në kryeqytetet evropiane - “Vitgenshtajn” në Vjenë, “Boris Hristov” në Romë e të tjera. Do të zhvillohet dhe dëgjimi tradicional për studentët, të cilët do të kenë mundësinë të zhvillojnë koncerte jashtë vendit dhe do të arsimohen nga specialistët e huaj. Dua të nënvizoj se kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Filarmoninë e Sofjes. Nxënësit tanë zhvillojnë koncerte me këtë orkestër prestigjioz në sallën “Bëllgaria”, pas një dëgjimi, kuptohet. Me ndihmën e Ministrisë së Kulturës realizojmë projekte të mëdha, kushtuar 110 vjetorit nga lindja e Panço Vlladigjerovit. Koncerti me krijimet emblematike të kompozitorit, me të cilin hapëm vitin mësimor, do ta përsërisim në Festivalin e artit për opera dhe balet në qytetin Stara Zagora gjatë muajit dhjetor.

Ngjarjet e tjera, të cilat i kushtohen patronit të Akademisë Kombëtare Muzikore janë “Lexime Pranverore”, një dekoratë në emër të tij për studentë ose doktorantë, të cilët kanë treguar arritje të mëdha në specialitetin e tyre, si dhe një inaugrim festiv i një busti-skulpturë të kompozitorit. Do të zhvillohet dhe paraqitja e një libri mjaft të vlefshëm, në të cilin janë mbledhur mendime dhe intervista të pianistit të njohur Alexis Weissenberg, i cili ka lindur në Bullgari, dhe i cili ka qenë jashtëzakonisht i lidhur me Panço Vlladigjerovin.

Mundohemi që studentët nga të gjitha degët të marrin një përgatitje të vlefshme, që të mund të përfshihen me guxim në këtë, e cila i pret pas përfundimit të studimeve - tregon akoma profesoresha Taneva. Unë vet jam shumë falënderuese se takova në kohën e duhur njerëzit e vërtetë dhe të dukur. U jam e detyruar Xhulia Ganevës, Milena Kurtevës, Xhejkëb Latejner, Ludovig Hofman e të tjerë. Sipas meje thelbi i jetës është në transmetimin e përvojës. Kurse studentët e Akademisë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov kanë mundësi të mësohen nga emrat e njohur dhe të zhvillojnë cilësitë e veta në projekte të larmishme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD