Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Respektojmë Dëshmorin e Madh Shën Dhimitër

Foto: BGNES

Më 26 tetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Dëshmorit të Madh Shën Dhimitër i Selanikut. E konsiderojnë dhe e respektojnë si mbrojtës i Ballkanit. Për përkrahjen e tij rivalizojnë grekët, bullgarët, rusët, serbët. Shën Dhimitër lindi në shekullin e tretë në Selanik. Pas vdekjes së të atit u bë kryetar bashkie. Pasi pranoi fenë e krishtere mësonte banorët e Selanikut që t’u mos përulen idhujve, por të hapin zemrat për Krishtin. Perandori romak Maksimian kërkoi prej tij të heqë dorë nga feja e krishtere, por shenjtori refuzoi. Për këtë perandori e burgosi. Megjithëkëtë Shën Dhimitër vazhdoi të predikojë fenë e krishtere, gjë për të cilën u torturua dhe u vra. Pas kohe zbuluan lipsanat e tij të shenjta që lëshuan miro shëruese me erë të mirë.

Në kalendarin tradicional bullgar Ditët e Shën Dhimitrit (26 tetor) dhe të Shën Gjergjit (6 maj) kanë rëndësi të madhe, sepse caktojnë fillim dhe përfundimin e stinës bujqësore”, tregoi në një intervistë për Radio Bullgarinë docent doktor Petko Hristov nga Instituti i Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. “Në se Ditën e Shën Gjergjit barinjtë dalin me kopetë në fushat e larta malore, Ditën e Shën Dhimitrit ata kthehen në fshatrat për të kaluar dimrin. Ato dy festa respektohen jo vetëm nga të krishterët, por edhe nga myslimanët. Sipas përfytyrimeve popullore Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri janë binjakë. Kështu janë të rikrijuar edhe në ikonat e shumta, ku njeri pranë tjetrit, ose njeri përballë tjetrit qëndrojnë të hipur mbi kuaj – Shën Gjergji është i hipur mbi një kalë të bardhë, ndërsa Shën Dhimitri mbi një kalë të kuq.”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur"

Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..

botuar më 24-07-12 6.55.PD

Hapet stina arkeologjike Perperikon 2024

Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..

botuar më 24-07-11 5.35.PD

"Bota e Trakëve" është një park për adhuruesit e trashëgimisë antike

Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..

botuar më 24-07-07 10.30.PD