Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Pendarovski: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë në rrugën e aderimit në BE

Foto: @ilirmetazyrtar

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit duhet të vazhdojnë në rrugën e aderimit në BE, sepse alternativa të tjera nuk ka. Këtë e tha presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në një konferencë për shtypin me homologun e tij shqiptar Ilir Meta në Tiranë. Zoti Pendarovski propozoi, që vendet e Ballkanit Perëndimor të organizojnë takim të nivelit të lartë, në të cilin të diskutohet zgjerimi i BE-së dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ai shtoi, se në se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë dakord, Maqedonia e Veriut mund të organizojë këtë takim. Të dy presidentët vunë në dukje, se marrëdhëniet midis Shkupit dhe Tiranës janë të shkëlqyeshme dhe se duhet të zhvillohen edhe në të ardhmen me theks mbi ekonominë.


Serbia nënshkroi marrëveshje për krijimin e zonës së tregtisë së lire me Bashkimin Ekonomik të Evrazisë

Foto: belta.by

Vendet e Bashkimit Ekonomik të Evrazisë dhe Serbia nënshkruan në Moskë një marrëveshje për krijimin e një zone të tregtisë së lire. Ditën, në të cilën kryeministrja serbe Ana Bërbaniç e vuri nënshkrimin nën dokument, nga Brukseli deklaruan, se Serbia mund të jetë pjesë e marrëveshjeve me vende dhe organizata të tjera përderisa nuk bëhet anëtare e BE-së. Pas hyrjes së vendit në BE vendi duhet të tërhiqet nga marrëveshjet dypalëshe për tregti të lirë, tha zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç. Sipas saj nuk bëhet fjalë për një kusht të ri, por për një të rregull të përbashkët që është një varësi për të gjitha vendet kandidate për anëtarësi në BE.


Turqia: Marrëveshja me Rusinë për Sirinë e Veriut  realizohet sipas planit

Foto: REUTERS

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar tha, se marrëveshja me Rusinë për normalizimin e situatës në Sirinë e Veriut realizohet sipas planit. Ai rikujtoi, se afati për tërheqjen e formacioneve kurde nga regjioni përfundon më 29 tetor në orën 18 dhe shtoi, se Ankaraja ndjek me vëmendje situatën. Sipas ministrit, Turqia nuk shfrytëzon armë kimike dhe nuk i shkel të drejtat e njeriut në kuadrin e operacionit. Më 22 tetor presidentët e Rusisë dhe Turqisë,  Vlladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan në një takim në Soçi arritën marrëveshje për veprime të përbashkëta për normalizimin e situatës në Sirinë Verilindore.


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së ftoi liderët e të dy bashkive qipriote të takohen në Berlin

Foto: REUTERS

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antoniu Guterish ftoi liderët e të dy bashkësive qipriote të takohen në Berlin. Takimi, që duhet të mbahet më 25 nëntor do të ketë për qëllim të caktojë hapat e mëtejshëm për rimëkëmbjen e bisedimeve zyrtare paqësore. Përpjekjet për bashkimin e ishullit janë në amulli që nga viti 2017, kur  bisedimet e nivelit të lartë në Zvicër për arritjen e marrëveshjes dështuan. Qiproja është e ndarë që nga viti 1974, kur pjesa e saj e veriut u pushtua nga Turqia në përgjigje të grushtshtetit nacionalist, qëllimi i të cilit ishte bashkimi i ishullit me Greqinë.


Standard&Poor's rriti rejtingun e kreditimit të Greqisë

Foto: arkiv

Agjencia Ndërkombëtare e Rejtingut Standard&Poor’s rriti rejtingun e kreditimit të Greqisë deri në nivelin BB me perspektivë pozitive duke parashikuar, se ka mundësi për një rritje të re gjatë vitit 2020. Agjencia e rejtingut saktësoi, se rritja eventuale e re do të jetë në varësi të vazhdimit të reformave ekonomike nga qeveria e së djathtas centriste dhe të kufizimit të problemeve të bankave greke për shkak të kredive të pashlyeshme.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD