Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rajna Manxhukova: Gjithnjë e më shumë bullgarë nga Besarabia flasin me fëmijët e tyre në gjuhën ruse

29 tetor është dita, në të cilën bullgarët e Besarabisë së Moldavisë dhe Ukrainës shënojnë festën e tyre. Por me sa duket, me rëndësi më të madhe sesa është festa e tyre, është vetë popullarizimi i komunitetit bullgar atje.

Bullgarët e parë, të cilët u shpërngulën në rajonin historik dhe gjeografik të quajtur Besarabia (midis lumenjve Prut dhe Dnestër) gjatë viti 1773, qenë banuesit e fshatit Alfatar (pranë qytetit verior Silistra), të ftuar për ta bërë këtë nga gjenerali Pjotër Rumjancev – njëri nga udhëheqësit e ushtrisë ruse në Luftën Ruso-Turke të viteve 1768-1774. “Qëllimi i Rusisë atëherë ka qenë forcimi i rajoneve të saj kufitare me popullsi të krishtere. Pas kësaj pas çdo marshimi të ushtrisë ruse deri në Bosforin ka lëvizje të tilla migratore dhe shpërngulja më e madhe është ajo e fillimit të viteve të 20-të të shekullit të XIX-të”, shpjegoi Rajna Manxhukova nga Qendra e Bullgarëve të Besarabisë në Bullgari.

Sot sipas të dhënave jozyrtare bullgarët e Besarabisë, të cilët jetojnë në Moldavi dhe Ukrainë, janë pothuaj gjysmë milion dhe e kanë statusin e tyre të pakicës kombëtare. Misioni i tyre më i rëndësishëm, pa dyshim është që ta mbrojnë identitetin e tyre kombëtar, duke  ruajtur traditat dhe gjuhën e tyre. Akoma ka diskutime të lidhura me Ligjin për arsimin, të votuar në Ukrainë në vitin 2017, i cili ka si qëllim “afirmimin e gjuhës ukrainase në procesin e arsimit” dhe me ndikimin e tij në mësimin e gjuhës bullgare në shkollat bullgare atje.

“Ligji në fjalë nuk është kundër gjuhëve të pakicave kombëtare, kurse qëllon përforcimin e rolit të gjuhës ukrainase si gjuhë zyrtare të shtetit dhe si pjesë e sigurisë kombëtare të vendit – është kategorike Rajna Manxhukova. Jam e bindur se gjuha bullgare nuk është kërcënuar nga legjislacioni, por nga tendenca e përdorimit të gjuhës ruse në familjet ku të dy prindërit janë bullgarë – kjo është një tendencë moderne, e cila në të vërtetë kërcënon identitetin bullgar të njerëzve.”

Një problem tjetër i nënvizuar nga Rajna Manxhukova është lidhur me studimin e bullgarëve të rinj tek ne.

“Aktualisht organizata jonë kryen një nga detyrat, të cilat duhet të kryhen nga shteti bullgar – deklaroi ajo. Që nga viti 1993 këtu vijnë njerëz të rinj, të cilët studiojnë në universitetet tona, por shteti bullgar nuk ka regjistër të tyre dhe nduk interesohet se çfarë bëhet pastaj me këta njerëz – a mbeten në Bullgari, a kthehen në shtetet e tyre, se si realizohen. Ky është një problem, për të cilin shumë herë kemi alarmuar, por edhe sot vazhdojmë të paguajmë për arsimin e këtyre të rinjve dhe vazhdojmë të mos interesohemi se çfarë bëhet pastaj me ta. Dhe këtë unë e shpjegoi me një mospërfillje – pikërisht që e kemi për çdo gjë tjetër të lidhur me komuinitetet bullgare jashtë shtetit. Bullgaria edhe sot nuk ka një përgjigje të qartë të pyetjes se cili është qëllimi i pranimit të këtyre fëmijëve në universitetet tona.”

Me legjislacionin e ri evropian u ndryshua dhe regjimi i vizave sa i përket qëndrimit të tyre, shpjegoi Rajna Manxhukova. Kështu për të filluar një bullgar nga Besarabia të punojë tek ne, ai duhet të përballojë burokracinë e rëndë për 90 ditë. Vetëm për lëshimin e certifikatës së qëndrimit ai ka nevojë për një muaj e gjysmë, në të cilën ai shkon nëpër institucionet.  Një pengesë tjetër është mosha e fëmijëve që vijnë tek ne. Ata vijnë në Bullgari pas përfundimit të gjimnazit kur janë 17-vjeçarë dhe nuk kanë të drejtën të zotërojnë llogari bankare, kurse vetëm në këtë mënyrë ata mund të marrin bursat e tyre universitare. “Me të gjitha këto çështje merremi ne, pavarësisht se shteti duhet të vendosë se kush duhet të përgjigjet për të gjitha këto gjëra”. – komentoi Rajna Manxhukova. Pavarësisht të gjitha problemeve bullgarët e Besarabisë vazhdojnë ta rruajnë identitetin e tyre kombëtar.

“Sepse jemi bullgarë, sepse në këtë mënyrë jemi të edukuar në familjet tona, në mjedisin tonë – shton ajo. Nuk mund të ketë krahë ai që nuk ka rrënjë. Dhe në se nuk i tregojmë fëmijët tanë se ku janë rrënjët e tyre dhe në se nuk i ndihmojmë që të forcojnë rrënjët e veta, askush prej nesh s’ka të ardhme. Jam e bindur se Bullgaria ka të ardhme, por më mirë është kur në këtë të ardhme jemi të gjithë së bashku”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Qendra e Bullgarëve të Besarabisë në Bullgari


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD