Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar do ta përfaqësojë BE-në në Agjencinë Botërore të Antidopingut

Krasen Kralev
Foto: EPA/BGNES

Ministri i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev u zgjodh për herë të dytë për anëtar të Këshillit Drejtues të Agjencisë Botërore të Antidopingut (WADA). Gjatë 3 viteve në vijim Kralev do të përfaqësojë vendet e BE-së në Bordin e vendeve nga BE-ja. Kandidatura u preferua nga ajo e María José Rienda Contreras, sekretare shtetërore e sportit e Spanjës. Bullgari fitoi me 16 vota kundrejt 11 votave. Zgjedhja u zhvillua në një mbledhje të grupit të punës “Sport” pranë Këshillit të BE-së. Pozita e Kralevit ishte çliruar nga Ministri i Sportit i Belgjikës zoti Philippe Muyters, i cili nuk është anëtar i qeverisë së re të Flandrës.

Më shumë nga rubrika

“Lludogorec” dhe “CSKA – Sofje” u klasifikuan për fazën grupore të Ligës së Evropës

“Lludogorec” u klasifikua për fazën grupore të turneut të Ligës së Evropës. Kampioni bullgar fitoi vështirë me 2:0 si mysafir kundër kampionit të Bjellorusisë Dinamo Brest, duke i shënuar golat në fund të ndeshjes. CSKA u klasifikua për fazën..

botuar më 20-10-02 11.14.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov po vazhdon në raundin e tretë të “Roland Garros”

Grigor Dimitrov fitoi kundër Andrej Martin nga Sllovakia me 6:4, 7:6(5), 6:1 në Kampionatin e Hapur të Francës të tenisit “Roland Garros”. Kështu bullgari po vazhdon përpara pa asnjë set të humbur.

botuar më 20-10-01 6.19.MD
Cvetana Pironkova

Cvetana Pironkova u klasifikua drejtpërsëdrejti për raundin e tretë të “Roland Garros”-it

Mbajtësja e 23 titujve të “Grand Slam” Serina Williams largohet nga Kampionati i Hapur i Francës. Në konferencën për shtyp ajo tha se shkaku për këtë është një traumë serioze. Amerikania duhej të luante me bullgren Cvetana Pironkova më vonë..

botuar më 20-09-30 2.24.MD