Ministri i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev u zgjodh për herë të dytë për anëtar të Këshillit Drejtues të Agjencisë Botërore të Antidopingut (WADA). Gjatë 3 viteve në vijim Kralev do të përfaqësojë vendet e BE-së në Bordin e vendeve nga BE-ja. Kandidatura u preferua nga ajo e María José Rienda Contreras, sekretare shtetërore e sportit e Spanjës. Bullgari fitoi me 16 vota kundrejt 11 votave. Zgjedhja u zhvillua në një mbledhje të grupit të punës “Sport” pranë Këshillit të BE-së. Pozita e Kralevit ishte çliruar nga Ministri i Sportit i Belgjikës zoti Philippe Muyters, i cili nuk është anëtar i qeverisë së re të Flandrës.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..