Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësuesit bullgarë jashtë kufirit – iluministët modernë dhe udhëheqësit shpirtërorë bashkëkohorë

Të ashtuquajturat shkolla bullgare të ditës së diel jashtë shtetit janë një fenomen i vërtetë i sistemit arsimor modern. Ato më tepër na kujtojnë për ata rilindës, nga koha përpara Çlirimit, të cilët kanë dhënë çdo gjë të mirë dhe të shtrenjtë, që të mund të ruajnë gjuhën bullgare, folklorin dhe kulturën tonë dhe  për t'i lënë ato si një vlerë të qëndrueshme për brezat e ardhshëm. Kështu sot  qindra familje bullgare nëpër botë kujdesen dhe janë të dashuruar për gjuhën e vet amtare, dhe pavarësisht dhe në një mjedis të huaj, mundin t’ua transmetojnë fëmijëve të vet.

Rolin e lidhjes së gjallë me Atdheun e kryejnë shkollat e ditës së diel. Ato janë të krijuara nga organizatat e bullgarëve, të regjistruar në shtetet e huaja. Ka dhe të tilla të cilat janë pranë ambasadave dhe konsullatave të shtetit bullgar, si dhe të Bashkësive Ortodokse Bullgare nëpër të gjithë botën. Shkollat e para bullgare jashtë kufirit, janë të krijuara nga kopshtarët bullgarë në Pragë, Bratislavë dhe Budapest pas vitit 1945. Gjatë 10 vjetëve të fundit bashkësitë bullgare nëpër vendet janë shumë aktive në organizimin e shkollave arsimore, të kurseve për valle popullore bullgare, për muzikë dhe për të kënduar. Shkollat tona jashtë shtetit përkrahen në mënyrë të qëllimshme përmes programeve  të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Numri i tyre tanimë është 335, në 50 shtete nëpër të gjithë botën. Këto shkolla janë vatër e shpërndarjes dhe e mësimdhënies në gjuhën bullgare, sepse ato jo thjesht kujdesen për ruajtjen e vetëdijes, të gjuhës bullgare dhe të kulturës mes bullgarëve të rinj, por dhe për popullarizimin e gjuhës bullgare në bashkësitë, aty ku gjenden – thotë Natalia Mihalevska, drejtoreshë e Drejtorisë “Arsim i bullgarëve jashtë kufirit i rrjetit shkollor“ në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës .

Në shkollat bullgare të ditës së diel punojnë jo thjesht mësues, këta janë njerëz atdhedashës, të cilët kanë dhe profesione të tjera, por në kohën e vet të lirë janë kthyer si të thuash në Bullgari, duke i arsimuar fëmijët bullgarë jashtë shtetit. Ata jo thjesht hyjnë në një klasë shkolle, që të mbledhin fëmijët, aq më shumë se arsimi aty nuk është i detyrueshëm. Këta janë njerëz, të cilët kanë mundur t'i motivojnë prindërit ta shpien fëmijën e vet në distanca të mëdha, që të shkojë në shkollë bullgare. Arsimi është në ditët e pushimit, që do të thotë se nxënësit dhe prindërit e tyre ia përkushtojnë shkollës kohën e vet të pakët të lirë, që të mund fëmijët të mësojnë gjuhën bullgare. Mësuesit në këto shkolla i motivojnë prindërit, i frymëzojnë dhe vetë fëmijët dhe tregojnë zgjuarsi, duke propozuar metoda inovative, të marra nga sistemi arsimor vendas, në një gërshetim me traditat arsimore bullgare.

Me një ndryshim në rregullat e veta Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka për qëllim të tërheqë njerëz të rinj me prejardhje bullgare, të cilët jetojnë jashtë shtetit, të zgjedhin arsimin bullgar në të ardhmen. Një hap në këtë drejtim është bërë me mundësinë e cila i jepet secilit i cili  ka fituar certifikatë për zotërim të mirë të gjuhës bullgare (B2), të anëtarësoj në shkollat e larta në Bullgari, pa dhënë provim të maturës në gjuhën bullgare. Ministria bën përpjekje dhe kujdese të shumta, jo vetëm për financimin e ligjëratave të mësuesve në gjuhën bullgare, në historinë dhe gjeografinë e Bullgarisë, por dhe të drejtuesve të veprimtarive jashtëshkollore, të lidhura me folklorin dhe kulturën bullgare në shkollat nëpër botë, shton Natalia Mihalevska:

Krijuam programe të tilla mësimore, kështu që dijet në gjuhën bullgare të mund të certifikohen. Në këtë mënyrë nxënësit jo thjesht do të tregojnë se e dinë gjuhën e vet amtare në një nivel të caktuar, por dhe do të mund të punojnë me këtë dokument më tutje në jetën e vet. Kujdesi ynë është për të gjithë mbi 40 mijë bullgarë nga klasa e parë deri në klasën e 12, kështu qe ata të mund të arsimohen  jo vetëm në shkollat bullgare në vendin përkatës, por dhe në mënyrë elektronike dhe në distancë aty, ku nuk mundin ta vizitojnë shkollën bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: @bsrodnarech


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fantazitë e kungujve në Sevlievo

Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit..

botuar më 24-10-12 7.45.PD

Një bullgar fitoi titullin "Sandviçi më i mirë" nga European Street Food Awards në Gjermani

27-vjeçari Cvetan Ivanov-Çoni - fitues i European Street Food Awards, konkursi i ushqimit në rrugë Bulgaria mori titullin "Sandviçi më i mirë" në finalen e garës evropiane në Saarbrucken të Gjermanisë, në konkurrencën e pjesëmarrësve nga 17 vende,..

botuar më 24-10-11 6.32.MD

KNSB: Taksat e ulëta nuk i zgjidhin problemet buxhetore të shtetit

Bullgaria po shkon në zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se 4 vjet dhe kjo pengon debatin konstruktiv dhe ratifikimin e një konvente të rëndësishme të përgatitur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe e pranuar nga 44..

botuar më 24-10-11 12.25.MD