Sot nga ora 07.00 deri më 20.00 sipas orës lokale, në Bullgari zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në baskitë, ku në raundin e parë kandidatët për kryetarë të pushtetit vendor nuk kanë mundur të marrin më shumë se 50% të votave të vlefshme.
Pasi në raundin e parë më 27 tetor ishin zgjedhur kryetarët e 168 qarqeve, sot raundi i dytë zhvillohet në 97 qarqe, 377 bashki dhe 31 rajone. Balotazh ka në 18 qytete, të cilat janë qendra të qarqeve, duke pasur parasysh se numri i tyre i përbashkët është 27. Ndër këto qendra të qarqeve është edhe kryeqyteti.
Rivalët në vendet përkatëse janë dy kandidatët, të cilët kanë marrë më shumë përkrahje nga ana e votuesve në raundin e parë. Në tri bashki në vend në balotazh marrin pjesë tre kandidatë, sepse në raundin e parë dy prej tyre kanë marrë një numër të barabartë të votave. Në se në balotazh të dy kandidatët përsëri marrin përkrahje të barabartë, atëherë do të organizohen zgjedhje të reja.
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..