Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Aleksandër Andreev informoi se pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në orën 10 sipas kohës lokale ka qenë 7,14%. Niveli është shumë afër atij të regjistruar në zgjedhjet e mëparshme gjatë vitit 2015 (8,66%). Në zgjedhjet vendore pjesëmarrja e njerëzve në raundin e dyte zakonisht është më e ulët në krahasim me atë të raundit të parë, shpjegoi zëdhënësi. Të dielën balotazhi zhvillohet në 196 bashki në vend. Ndër tyre janë garat për kryetarë të 18 qyteteve që janë qendra të qarqeve dhe ndër to janë Sofja, Plovdivi dhe Varna. Zgjedhjet tani për tani zhvillohen në mënyrë normale.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..