Turqia nuk mund të përjashtohet nga NATO-ja
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg hodhi poshtë thirrjet për përjashtimin e Turqisë nga Pakti i Atlantikut Verior për shkak të ndërhyrjes së saj në Sirinë e Veriut. Në NATO në dallim të BE-së nuk ka mekanizma për përjashtim, vuri në dukje Stoltenberg. Ai e quajti Turqinë “një aleat të rëndësishëm”, i cili ka kontribuuar shumë në luftimin kundër Daeshit. Stoltenberg theksoi gjithashtu se Turqia ka pranuar në territorin e vet 3.6 mln refugjatë.
Greqia i transporton migrantët nga ishujt në pjesën kontinentale të vendit
Po vazhdon transportimi i migrantëve nga kampet e përmbushura në ishujt grekë drejt pjesës kontinentale të vendit. Vetëm gjatë fundjavës anijet ushtarake greke transportuan afër Athinës 795 të huaj nga kampi i përmbushur Moria në ishullin Lesbos. Atje mbeten 10 000 veta në një hapësirë për vetëm 3000 veta. Gjatë 2 javëve në vijim autoritetet kanë në plan të transportojnë 5000 veta. Masat preventive ndërmerren për shkak të fluksit të radhës të emigrantëve, i cili ngjan me përmasat e krizës së vitit 2015.
Rumania mbetet në krizë politike para zgjedhjeve presidenciale
Lodovic Orban, i cili u caktua Kryeministër i Rumanisë, shpalli se pret që të ketë kuorum në Parlament kur do të votohet për qeveri të re në Bukuresht. Orban shpreson se përveç 225 deputetëve nga grupet, të cilat e përkrahin, në sallën plenare do të jenë të pranishëm akoma 11 deputetë të tjerë. Partia Socialdemokrate dhe Partia PRO Rumania e ish-Kryeministrit Victor Ponta deklaruan se do ta bojkotojnë kuorumin gjatë zgjedhjes së qeverisë së re. Sipas vëzhguesve në qoftë se Parlamenti mbetet i bllokuar, Rumania do të ketë qeveri të re që pas zgjedhjeve për President. Raundi i tyre i parë do të zhvillohet më 10 nëntor, ndërsa më 24 nëntor do të zhvillohet raundi i dytë.
SHBA-të e paralajmërojnë Serbinë që të mos armatoset me S-400
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer shprehu shqetësimin e vet për mundësinë që Serbia të armatoset me armë ruse. Emisari shënoi se javën e kaluar Serbia ka dislokuar një sistem për mbrojtje kundërajrore S-400 për stërvitjen ushtarake “Mburoja Sllave 2019”. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tashmë shprehu dëshirë që Beogradi t’i marrë këto sisteme. Palmer vuri në dukje se Beogradi duhet të jetë i vëmendshëm sa u përket blerjeve të tilla dhe paralajmëroi se ato mund të çojnë në rishqyrtimin e sanksioneve kundër Serbisë.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev nuk do të lejojë që të ketë kundërshtime me Bullgarinë
Komisioni Bullgaro-Maqedonas për Çështjet Historike ka qëllim që të thellojë miqësinë me Bullgarinë nëpërmjet fakteve historike dhe jo t’i prishë marrëdhëniet tona, tha Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare. Ai refuzoi akuzat se po pres presion mbi punën e Komisionit. Nuk do të lejoj që të ketë kundërshtime të cilat do të bllokojnë shtetin, siç ishte në vazhdim të disa viteve pas 2009-ës. Nuk dua që kjo kohë të përsëritet, nënvizoi Zaev dhe rikujtoi se Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva janë ndër mbrojtësit kryesorë të Shkupit. Ata luftojnë me argumente në Këshillin e Ministrave të BE-së për fillimin e negociatave për aderimin e vendit në Bashkësi, shtoi Zaev.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më shumë se 30 vjet, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë në vitin 1989, Dita e 1 Majit vazhdon të jetë festë zyrtare dhe ditë pushimi, por autoritetet shtetërore nuk janë më të përfshira në organizimin e manifestimeve masive, siç ka qenë në të..
Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë Mendeleev në Kinë. Në konkurrimin e 151 pjesëmarrëse nga 26 shtete, ata fituan medalje ari, argjendi dhe..
Seanca plenare e lamtumirës e Parlamentit të nëntë Evropian (PE) kaloi nën shenjën e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin e radhës”, tha gazetarja e programit “Horizont” të BNR Tanja Millusheva , e cila vizitoi për herë të parë organin..
Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar..
Një tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”...
Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë..