Rruga të shkatërruara dhe të paasfaltuara, rrjete të vjetërsuara të kanalizimit, ndërprerje të shpeshta të korrentit, depo të përligjshme plehrash, lidhje të parregullta të transportit, papunësi dhe shpopullim - këto janë problemet bazë, me të cilat ndeshen gjithnjë e më shumë njerëzit nga vendbanimet e vogla në Bullgari. Prandaj dhe në zgjedhjet e kaluara banuesit e tyre votuan me shpresë që pyetjet e tyre të gjejnë përgjigje të shpejta.
Një interes në votimin vendor në rrethin Kërxhali (në Bullgarinë Jugore) shkaktoi fakti se pjesa më e madhe e gjysmës së fshatrave kishin vetëm nga një kandidat për kryetar bashkie. Ekspertët e shpjeguan këtë me procesin e mprehtë të shpopullimit. Mungesa e punës i detyron të rinjtë në fshatin e rrethit të qytetit Kërxhali - Pripek që ta braktisin dhe të ikin. Përpara Bozhidar Çollakovit nga Radioja Kombëtare Bullgare - Radio Kërxhali, Fidanka Basheva, një grua nga fshati, tregon për jetën në Pripek:
“Të rinjtë ikin për në Sofje, në Kërxhali, jashtë shtetit. Ne, të moshuarit, jetojmë ashtu siç e mendojmë për mirë - gjithnjë e më pak risim duhane (deri përpara pak kohe një mjet kryesor jetese ), por kemi nga një lopë, mbjellim patate, fasule, qepë, domate, kastravec dhe kështu ushqehemi. Por, nuk kemi mjekë. Një herë në javë, për dy-tre orë, vjen një mjek nga qyteti i afërt Xhebell. Ai që sëmuret më seriozisht, thërret “Ndihmën e shpejtë”. Për një vizitë tek specialisti ose për të vajtuar në spital shkojmë në qytetet Kërxhali, Plovdiv ose në Sofje. Kemi shkollë dhe kopsht për fëmijët, por në qoftë se nuk ndryshon gjë, deri më 10 vjet këtu do të mbeten vetëm njerëzit e moshuar, pas kësaj do të mbyllen shtëpitë dhe fshati do të mbetet pa njerëz. Ashtu siç po shkon mor bir - kështu do të ndodhë.”
Fshati Drangovo është njëri nga fshatrat e mëdha në rrethin e qytetit Kërxhali, me rreth 1200 veta popullsi. Gjendet në 4 kilometra nga brazda e kufirit me Greqinë. Dhe aty problemet janë të përafërta me këto në fshatin Pripek- mungesë pune, të ardhura fare të ulëta, dhe gjithnjë e më pak njerëz të rinj.
“Njerëzit nuk janë shumë mirë - tregon Cvetana Topçieva, një mësuese kopshti në Drangovo. Akoma po gjenden fëmijë për shkollë dhe për në kopsht, por po pakësohen vazhdimisht. Aktualisht në kopsht kemi 19 fëmijë, kurse vetëm përpara 3 vjetëve ata qenë mbi 50. Shkolla është me 35 nxënës. Ajo është shumë mirë e mbrojtur, sepse për ndryshe fëmijët duhet të udhëtojnë deri në fshatin më të madh Benkovski. Kurse një fëmijë i vogël, i cili është në klasën e parë ta dërgosh aty, pa një mbikëqyrje, është gjë e rrezikshme. Shumë gjëra duam nga kryetari i ri i bashkisë, por më e rëndësishmja është që të rregullojë rrugët e shkatërruara dhe të sigurojë një kanalizim të mirë, dhe një furnizim të besueshëm me ujë. Kemi pasur raste që i gjithë fshati të renditet në radhë përpara një çezme që të mbushin ujë.”
Nga puna e pushtetit të ri vendas emocionohen jo vetëm në fshatin Pripek por dhe në Drangovo. Nga kryetari i bashkisë duan që të punojë në interes ty tyre dhe në një sinkron me këshilltarët e bashkisë. Që të mund të mbeten të rinjtë, si Monika Zhivkova, e cila vetëm përkohësisht është në fshatin e vet të lindjes Benkovski.
“Punoj jashtë shtetit prej 3 vjetëve, në bujqësi. Pas Vitit të Ri do të nisem përsëri - thotë ajo. Kategorikisht nuk e shikoj të ardhmen time në Bullgari. Jashtë punoj për 10 euro në orë, kurse këtu punoj gjatë gjithë ditës për po këto para. Prindërit e mi punojnë në repartin e rrobaqepësisë – një nga firmat e pakta, krahas kafeneve, të cilat propozojnë punë në krahinën tonë.”
Anxhela Haxhieva, po kështu nga fshati Benkovski është studente në Plovdiv. Mëson me korrespondencë dhe në kohën e lirë kur nuk ka leksione është në fshat. Por, verën e kalon tek prindërit në Holandë. Aty pohon ajo, nxirren para shumë të mira:
“Duke mos paguar për qira shtëpie sepse jetoj tek prindërit e mi, unë e nxjerr taksën për në universitet për një vit përpara. Paratë atje unë i mbledh për dy-tre muaj, kurse këtu i marrë për një vit të tërë”.
Dhe Monika dhe Anxhela thonë se nuk interesohen nga politika, sepse mendojnë se edhe pas zgjedhjeve asgjë nuk do të ndryshojë në vendin e tyre të lindjes. Por, sidoqoftë kanë votuar, me shpresë, se diçka do të përmirësohet. Por, shprehin shqetësimin e vet se shumë nga vërsnikët e tyre e konsiderojnë vendin e vet të lindjes vetëm si një destinacion turistik, të cilin e vizitojnë një herë në vit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Bozhidar ÇollakovUniversiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..