Në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, kushtuar rajoneve të qymyrit në tranzicion, ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova deklaroi se rreth kësaj teme për të ardhmen e sektorit të qymyrit në Bullgari, qeveria punon bashkë me Komisionin Evropian. Bullgaria është një eksportuese neto e energjisë elektrike në regjionin ku shtetet e tjera nuk kanë të njëjtin statut dhe presin furnizime prej saj. Qeveria mbetet në pozicion se gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm Bullgaria duhet të vazhdojë të mbështetet tek energjia elektrike nga impiantet e qymyrit dhe zyrtarisht e ka informuar Komisionin Evropian për këtë, theksoi në një deklaratë përpara forumit ministrja Petkova.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..