Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukrainasi Mihajllo Parashçuk punon zbukurimin e disa prej godinave më të bukura bullgare

Duke hedhur një vështrim drejt godinave impozante shoqërore nga gjysma e parë e shekullit të kaluar, ne shikojmë më tepër ato elemente  skulpturore dhe arkitekturore, të cilatеplotësojnë hijeshinë e tyre. Por, kush i zbukuron fasadat e Bibliotekës Kombëtare, të Universitetit të Sofjes, të Teatrit Popullor, të Kuvendit Popullor, të Gjykatës, të Bankës Popullore Bullgare? Përgjigjen e kërkuam në një ekspozitë, e cila na çoi në një “shëtitje në të kaluarën”.

Ambasada e Ukrainës bashkë me Lidhjen e Arkitektëve prezantoi pikturat e piktores ukrainase Julia Krasovska, e cila me teknikën e akuarelit zbulon bukurinë origjinale të godinave bullgare-si një nderim ndaj bashkatdhetarit të saj Mihajllo Parashçuk, autor i ornamenteve mbi to. Pranë pikturave të saj qenë treguar dhe fotografi me elemente skulpturore dhe arkitekturore të krijuesit ukrainas.

Unë jam ukrainase dhe jetoj prej 4 vjetëve në Bullgari, por për mua Mihajllo Parashçuk qe një zbulim thotë Julia Krasovska. Kur gjatë vitit të kaluar pash ekspozitën në Ambasadën Ukrainase për Parashçuk, fillova të kërkoj një informacion për të. Dhe me qenë se kam punuar dhe si arkitekte, më qe shumë interesante të studioja historinë e godinave të vjetra, arkitekturën e tyre, veçoritë dhe pas kësaj të tregoja mendimin tim për to në piktura. Bën përshtypje trashëgimia e tij, sepse në çdo një godinë ai ka lënë shkrimin e vet, ndjenjën e vet për detajet. Për mua ai është një skulptor unikal, i cili ka zbukuruar godinat më të rëndësishme në Sofje.

Mihajllo Parashçuk lind gjatë vitit 1878 në fshatin Varvarinci në atë kohë në kufijtë e Perandorisë Austro-Hungareze. 13 vjeç shkon në shkollën e artit në Krakov, kurse në moshën 20 vjeçe punon një nga monumentet më të bukura të Adam Miskeviçit në Evropë dhe me ndihmën e patronëve niset për akademinë private artistike në Paris. Aty Ogjyst Roden e merr si nxënës në atelienë e tij. Gjatë vitit  1921 Mihajllo Parashçuk mbërrin në Bullgari si përfaqësues i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.


Ai nuk ka qenë një njeri i njëanshëm por ka pasuri njohuri të gjera në fushën e jetës politike, sociale dhe ekonomike thotë Anna Tertiçna, zëvendës-ambasadore e Ukrainës tek ne.

Gjatë viteve 20 të shekullit të kaluar ka punuar për zgjerimin e kontakteve  midis Ukrainës dhe Bullgarisë. Me veprimtarinë e vet në Kryqin e Kuq ka ndihmuar shumë robër të luftës pas fundit të Luftës së Parë Botërore për përmirësimin e jetës së tyre jo vetëm në Bullgari, por dhe në Serbinë fqinje, për kthimin e tyre në shtëpi. Po kështu ka drejtuar apel për kushte më të mira për njerëzit, të cilët nuk kanë dashur të kthehen në Ukrainë pas pushtimit bolshevik. Dhe kur e kupton se qeveria ukrainase është larguar në emigracion, shkruan në ditarët e veta se dhe për të tanimë nuk ka më një kthim në atdhe. Interesant është fakti, se ai nuk ka pasur shtetësi-as bullgare, as sovjetike deri në fund të jetës së tij. Gjatë ndërrimit të sistemeve politike ai gjithmonë ka qenë i ndjekur dhe gjithmonë ka qenë objekt i masave kufizuese. Dhe pavarësisht se ka qenë shumë i talentuar, rreth tij përveç miqve gjithmonë ka pasur dhe shumë ziliqarë. Kështu një njeri i cili në fillim të jetës së tij me përpjekjet e tij personale dhe me talentin e tij ka zënë një pozitë mjaft të mirë sociale, në fundin e saj, mjerisht ka qenë i detyruar të durojë privime të mëdha.

Në Bullgari skulptori modelon imazhet e Pejo Javorovit, Goce Dellçevit, Stefan Karaxhasë, punon basorelievet  e Hristo Botevit dhe të Aleko Konstantinovit. Punon motive dekorative me luanë, sahatin e zodiakut, kolonat dhe kapitelet e Bankës Popullore, ornamentet në hyrjen e Universitetit të Sofjes, si dhe formimin arkitekturor të godinave të tjera shumë emblematike. Pavarësisht nga krijimtaria e tij brilante, pas 9 shtatorit ai u është nënshtruar reprezaljeve dhe dy herë është i përjashtuar nga Lidhja e Piktorëve Bullgarë. Mihajllo Parashçuk i përjeton ditët e veta të fundit në harresë dhe mizëri dhe ikën nga kjo botë gjatë vitit 1963. Është i varrosur në Varrezat Qendrore të Sofjes.  


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD