Në kampionatin ballkanik të disiplinës cross country, i cili u zhvillua në Beranë të Malit të Zi çiklisti bullgar Jollo Nikollov fitoi medaljen e argjendtë në distancë 10 kilometra, duke e kaluar atë për 30:26 min. Mitko Cenov zuri vendin e gjashtë me 30:44 min. para bullgarit tjetër – Stojan Vlladkov me pozitën e tij të shtatë me 30:49 min.
Prezantimi i bullgarëve Nikollov, Cenov dhe Vlladkov ishte mjaft i mirë për t’i sjellë Bullgarisë vendin e parë në klasifikimin e skuadrave.
Tek vajzat në moshë nën 20 vjeç Elica Todorova fitoi medaljen e argjendtë në garën në distancë 4 kilometra me rezultat 14:15 min., informoi sajti bgathletic.com.
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..