Në galerinë “Sredec” është renditur ekspozitë me krijime të skulptorëve “klasikë” bullgarë dhe krijuesve në fushën e qeramikës, të drurit e të tjera. Mund t’i shikoni deri më 28 nëntor, kurse shkaku për këtë ekspozitë është libri “ Krijuesit flasin” me nëntitull “77 intervista për skulpturën bullgare”. Autor është Ivan Kënçev i cili ka përfunduar Akademinë Kombëtare të Arteve, në degën e qeramikës, është pjesëmarrës në dhjetëra forume kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e artit, i cili çdo vit prezanton nga një ekspozitë vetjake. Librin e vet të fundit ai e përcakton si një enciklopedi, e cila i kushtohet skulpturës bullgare në të gjitha drejtimet e saj. Ky punim marramendës qe i prezantuar më 7 nëntor në sfondin e ekspozitës.
Që të mund të mbledh një informacion të mjaftueshëm për krijuesit, të cilët nuk janë bashkëkohësit tanë, Ivan Kënçev është takuar me trashëgimtarët e tyre. Tregon se nganjëherë i është nevojitur të zhvillojë nga disa biseda me çdo një ose të shikohet me nga disa veta, që të mund të arrijë deri në “pamjen e plotë”. Ka udhëtuar rreth 5000 kilometra deri në qytete dhe fshatra të ndryshme, ka vizituar dhjetëra atelie, ka zhvilluar qindra intervista.
Me bazë libri mund të shikohet si një enciklopedi, mbi të gjitha si enciklopedia e parë dialogjike, sepse përmban biografi të autorëve , biseda me ta, ilustrime. Punimi u zgjerua jashtëzakonisht shumë. U mundova të bëj një dokument autentik. Pas kohe çdo një mund të zbulojë të dobishmen për veten e vet. Qëllimi im është të bëj një përkujtim. Qe mjaft gjë e rëndë, por gëzohem se u kapa me këtë studim. Një gjë është të lexosh libra, dhe një gjë tjetër është të takohesh me autorin në atelienë e tij dhe ai të të tregojë pikëpamjen e tij. Mund të them se tanimë i njoh në detaje proceset në skulpturën bullgare, gjë e cila më pasuroi mjaft si krijues. Jam i bindur se libri do të jetë i dobishëm për të gjithë - nxënës, studentë, doktorantë, madje dhe pedagogë. Nuk ka se ku në vend tjetër të mund të gjenden këto fakte, dhe mbi të gjitha të vëna në një “rrjet” të përbashkët i cili jep të gjithë kontekstin e proceseve të shikuara krijuese. Pohoj se fitova një pasqyrë të plotë mbi plastikën bullgare, dhe kjo “ në terren”. Që të jesh piktor, duhet të kesh një “shtresëzim” të dijeve, më në veçanti në kohën e sotme dinamike dhe mjaft të informuar. Kjo automatikisht do të thotë ndonjë farë kërcimi në zhvillimin tënd. Unë jam deri diku “një sistem i mbyllur” dhe zakonisht e provokoj vet veten time. Natyrisht, se ndikohem dhe nga konteksti, në të cilin jam, por ky më tepër është një proces i nënvetëdijshëm. E kam rrugën time si krijues dhe e ndjek në mënyrë metodike, hap pas hapi.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Allbena Bezovska
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa ndonjë..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..