Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kujtim për artin bullgar në “Krijuesit flasin” të Ivan Kënçevit

Në galerinë “Sredec” është renditur ekspozitë me krijime të skulptorëve “klasikë” bullgarë dhe krijuesve në fushën e qeramikës, të drurit e të tjera. Mund t’i shikoni deri më 28 nëntor, kurse shkaku për këtë ekspozitë është libri “ Krijuesit flasin” me nëntitull “77 intervista për skulpturën bullgare”. Autor është Ivan Kënçev i cili ka përfunduar Akademinë Kombëtare të Arteve, në degën e qeramikës, është pjesëmarrës në dhjetëra forume kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e artit, i cili çdo vit prezanton nga një ekspozitë vetjake. Librin e vet të fundit ai e përcakton  si një enciklopedi, e cila i kushtohet skulpturës bullgare në të gjitha drejtimet e saj. Ky punim marramendës qe i prezantuar më 7 nëntor në sfondin e ekspozitës.

Ivan Kënçev (në të majtë) në hapjen e ekspozitësFillimin e “Krijuesit flasin” e vura në dukje përpara shtatë vjetëve tregon Ivan Kënçev. Vendosa të bëj ekspozitë të veprave nga autorët, të cilët janë prezantuar në libër. I ftova të marrin pjesë me nga një punim të vet. Në parim e shikoj skulpturën bullgare mbi një bazë të gjerë-jo vetëm skulpturat profesionale, por dhe të autorëve, të cilët punojnë me materiale të ndryshme-qeramikë, dru, lëkurë, medalje, bizhuteri, qelq, tekstil e të tjera. Libri fillon me periudhën rreth Çlirimit dhe emra si Boris Shac, Kirill Shivarov, pasojnë Ivan Funev, Marko Markov, Ljubomir Dallçev, Nikolla Terziev – Zheljazoto....Është e pamundur që t’i përmend që të gjithë, por në libër mund të lexoni dhe për Emill Popovin, Ivan Rusev, Pavell Kojçev, Gjeorgji Çapkënov, Vezhdi Rashidov-emra të njohur të skulptorëve modernë. Marrin pjesë dhe bisedimet e mia me disa  nga gdhendësit më të mirë bullgarë, qeramikë, madje kam përfshirë piktorë, të cilët punojnë dhe me qeramikë-mes tyre është Zahari Kamenov. Gjithmonë drejtohem nga parimi, se kur e kap një gjë, duhet ta përfundosh deri në fund-në qoftë se nuk mundesh ta përfundosh godinën, mos fillo ta ndërtosh. Gjatë vitit 2011 mbrojta disertacion, i cili i kushtohet skulpturës qeramike bullgare në periudhën që nga viti 1896 deri në fund të viteve 50 të shekullit të kaluar. Atëherë bëra një studim shoqërues, të bazuar mbi biseda me autorët. Vendosa se është mirë ta zgjeroj  dhe të “përfundoj godinën”.

Që të mund të mbledh një informacion të mjaftueshëm për krijuesit, të cilët nuk janë bashkëkohësit tanë, Ivan Kënçev është takuar me trashëgimtarët e tyre. Tregon se nganjëherë i është nevojitur të zhvillojë nga disa biseda me çdo një ose të shikohet me nga disa veta, që të mund të arrijë deri në “pamjen e plotë”. Ka udhëtuar rreth 5000 kilometra deri në qytete dhe fshatra të ndryshme, ka vizituar dhjetëra atelie, ka zhvilluar qindra intervista.

Me bazë libri mund të shikohet si një enciklopedi, mbi të gjitha si enciklopedia e parë dialogjike, sepse përmban biografi të autorëve , biseda me ta, ilustrime. Punimi u zgjerua jashtëzakonisht shumë. U mundova të bëj një dokument autentik. Pas kohe çdo një mund të zbulojë të dobishmen për veten e vet. Qëllimi im është të bëj një përkujtim. Qe mjaft gjë e rëndë, por gëzohem se u kapa me këtë studim. Një gjë është të lexosh libra, dhe një gjë tjetër është të takohesh me autorin në atelienë e tij dhe ai të të tregojë pikëpamjen e tij. Mund të them se tanimë i njoh në detaje proceset në skulpturën bullgare, gjë e cila më pasuroi mjaft si krijues. Jam i bindur se libri do të jetë i dobishëm për të gjithë - nxënës, studentë, doktorantë, madje dhe pedagogë. Nuk ka se ku në vend tjetër  të mund të gjenden këto fakte, dhe mbi të gjitha të vëna në një “rrjet” të përbashkët i cili jep të gjithë kontekstin e proceseve të shikuara krijuese. Pohoj se fitova një pasqyrë të plotë mbi plastikën bullgare, dhe kjo “ në terren”. Që të jesh piktor, duhet të kesh një “shtresëzim” të dijeve, më në veçanti në kohën e sotme dinamike dhe mjaft të informuar. Kjo automatikisht do të thotë  ndonjë farë kërcimi në zhvillimin tënd. Unë jam deri diku “një sistem i mbyllur” dhe zakonisht e provokoj vet veten time. Natyrisht, se ndikohem dhe nga konteksti, në të cilin jam, por ky më tepër është një proces i nënvetëdijshëm. E kam rrugën time si krijues dhe e ndjek në mënyrë metodike, hap pas hapi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Allbena Bezovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD