Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raporti “çmim – cilësi” në turizmin kulturor e bënë Bullgarinë konkurruese

Janë të domosdoshme më shumë mjete për reklamën e truizmit bullgar dhe për popullarizimin e trashëgimisë kulturor-historike

Pjesëmarrja e Bullgarisë në edicionin e sivjetshëm të Ekspozitës Ndërkombëtare Turistike World Travel Market në kryeqytetin britanik Londër, kaloi nën moton “Bullgaria – një zbulim për të ndarë” (Bulgaria - А Discovery to Share). Krahas mundësive tradicionale për turizmin veror, kryesisht detar, dhe dimëror të skive, vendi përqendroi vëmendjen e operatorëve turistikë mbi mundësitë e turizmit balnear dhe SPA, eko, fshatar dhe kulturor-historik.

Megjithë rëndësinë e turizmit kulturor-historik në kthimin e vendit në një destinacion turistik gjatë tërë vitit, janë pak turistët e Britanisë së Madhe që vijnë në Bullgari për të njohur pasuritë kulturore dhe historike. Këtë e ka zbuluar Venelin Popovi, menaxher i një kompanie turistike që punon në Bullgari, Rumani dhe Moldavi. Në një intervistë për Radio Bullgarinë ai tha, se ky tip turistësh janë në moshë mbi 55 vjeç dhe tashmë e kanë frekuentuar vende si Italia dhe Greqia. Mezi atëherë ata shfaqin interes për Bullgarinë.

Kur bëhet fjalë për raportin “çmim - cilësi” Bullgaria është jashtëzakonisht konkurruese, mendon Venelin Popovi:

"Nuk bëhet fjalë për produkt të lirë, por për këtë se çfarë merr konsumatori në pakon e ofruar kundrejt çmimit të paguar. Pikërisht në këtë fushë Bullgaria është konkurruese. Për çmimin që paguajnë klientët, disponojnë një ciceron i cili e shoqëron gjatë tërë udhëtimit, transport me autobus modern, gjysmë pansion në disa raste edhe pansion të plotë. Gjysmë pansioni siguron jo vetëm ushqim në hotelet, por edhe një kombinim midis hoteleve dhe restoranteve vendore ku turistët mund të shijojnë kuzhinën kombëtare bullgare. Krahas kësaj përfshihen edhe argëtime të ndryshme si programe folklorike, takime me banorë vendas.

Historia e lashtë dhe artefaktet e shumta të zbuluara tek ne, me siguri mund të tërheqin interesin e turistëve të huaj. Problemi është, se shpesh trashëgimia historike nuk është mjaftë e popullarizuar. Buxheti për reklamë nuk mjafton sidomos duke marrë parasysh se dega turistike gjeneron më se 10 për qind nga produkti i brendshëm bruto i vendit, është kategorik Venelin Popov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: tourism.government.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Suksese rekorde, por me perspektiva të paqarta - për optimizmin në turizëm gjatë vitit 2024

Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..

botuar më 25-01-05 9.05.PD

Një urë prej druri dhe një park i ri në Ruse do të lidhin njerëzit me natyrën

Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..

botuar më 25-01-05 7.30.PD

Viti 2024 "la shenjë në histori" për flamingon rozë në vendin tonë

Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..

botuar më 25-01-04 7.30.PD