Vrapuesja 35-vjeçare Ivet Llallova-Kollio u zgjodh atletja më e mirë e Bullgarisë për vitin 2019 në anketën tradicionale të revistës “Atletika”. Kjo është njohja e pestë për të, pasi u caktua atletja numër një e Bullgarisë për vitet 2004, 2005, 2008 dhe 2012. Njohjen e sivjetshme vrapuesja e meritoi pas stinës së suksesshme verore gjatë së cilës mbuloi normativat në 100 metra (11.8) dhe në 200 metra (22.45) për lojërat olimpike në Tokio vitin e ardhshëm. Në këtë forum më të madh botëror sportiv Ivet Llallova do të marrë pjesë herën e pestë. Krahas kësaj ajo regjistroi nga dy fitore për Bullgarinë, në 100 dhe në 200 metra, në Kampionatin Evropian të skuadrave në Varazhdin të Kroacisë dhe në Kampionatin Ballkanik në Pravec të Bullgarisë. Ajo kishte vende prijëse në turnetë e Ligës Diamante dhe disa futore për klubin turk “Enka”.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..