Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dikush tashmë i projekton automjetet e së ardhmes dhe kjo ndodh pikërisht në Bullgari

Një takim me doktorin Svetlin Penkov, i cili mendon se Bullgaria mund të bëhet shtet prijës në shkencë për shkak të resurseve të saj njerëzore

Foto: arkiv personal

Një nga temat e parapëlqyera e industrisë kinematografike është zhvillimi teknologjik i robotëve me skenarë të ndryshëm për pushtimin e botës nga ata. Por me sa duket akoma nuk jemi afër kohës kur do të krijohet intelekti artificial, i cili do të mund të konkurrojë aftësitë komplekse të procesit të mendimit të trurit tonë. Në fushën e progresit të robotëve po punon specialisti i ri bullgar dr. Svetlin Penkov. Ai është pjesë e ekipit të FiveAI – kompanisë më të madhe start-ut për automjete autonome në Britaninë e Madhe. Në vazhdim të dy vjetëve Svetlin është udhëheqësi i një ekipi, i cili përpunon modele për parashikim situativ të sjelljes së pjesëmarrësve të ndryshëm në qarkullimin rrugor – automjete, çiklistë, këmbësorë etj.

Studimet e tij janë përqendruar mbi problemat për intelektin artificial, të cilat kërkojnë funksione më të ndërlikuara kognitive si planifikimi, përdorimi i marrëdhënieve shkak-pasojë dhe bashkëveprimi me mjedisin dhe agjentët e tjerë në të. Softueri i krijuar nga ai analizon të gjitha subjektet në rrugë, në të cilën lëvizet ndonjë automjet. Puna e vet në këtë fushë ai e ka filluar para disa vjetësh në Bullgari. Për arritjet e tij Svetlin Penkov u dekorua me çmimin “Xhon Atanasov 2019”, i cili jepet për arritje të jashtëzakonshme në teknologjitë kompjuterike.

Foto: BGNES

Një nga punimet e mia lejon që roboti të mësojë se si të kryejë një detyrë të re duke shikuar një demonstrim të vetëm të njeriut. Çfarë është në bazë të suksesit? – kur dëshirojmë që një robot ta ndjekë një algoritëm të tillë të ndërlikuar, ka shumë faktorë, të cilët duhen pasur parasysh, por ai më i rëndësishmi është siguria” – thotë dr. Svetlin Penkov.

Vështirësitë janë lidhur me këtë se çfarë kuptojnë robotët dhe për këtë arsye fillova të punoja mbi pikën e takimit mes intelektit artificial dhe robotikës. Për shembull, po të përpunoni një automjet autonom, siç bëj unë, atëherë një nga elementet kyçe është që t’i parashikoni të gjitha situatat e mundshme të rrezikshme. Ky është drejtimi, në të cilin po punoj. Përfundova tezën time të doktoratit në universitetin e Edinburgut. Në Britaninë e Madhe me ekipin, të cilin e drejtoja analizonim regjistrimet video të kamerave rrugore që vëzhgojnë trafikun e Londrës. Qëllimi ishte që t’i përpujnojmë modelet për parashikimin e reagimeve të pjesëmarrësve të tjerë në qarkullim. Sa u përket automjeteve autonome – ato janë pa shofer. Uleni në makinë dhe vetëm shtypni një sustë, duke shqiptuar destinacionin dëshiruar. Automjet ka si detyrë t’ju shpie në këtë vend dhe ai vetë duhet ta zgjedhë itinerarin dhe ta kujdeset për sigurinë tuaj. Këtë me të cilën unë personalisht merresha ishte të modeloja dhe të prognozoja sjelljen e të tjerëve në qarkullim. Ky është një nga problemet më të mëdha – të prognozoni se kur dikush do të hyjë në korsinë tuaj, se ndonjë këmbësor mund të dalë në rrugë pa paralajmërim dhe duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor – ju duhet të jeni të përgatitur për situata të tilla. Metodat, të cilat i përpunuam në fakt ishin në bazë të shumë informacioneve. Qëllimi i tyre është që automjeti të prognozojë më shumë gjëra, se se një shofer i zakonshëm mund të parashikojë. Me ekipin tim në Britaninë e Madhe testonim automjetet autonome në Londër dhe nuk kemi pasur probleme apo aksidente”.

Gjatë gushtit të vitit 2019 dr. Svetlin Penkov është kthyer në Bullgari për ta kryer këtu të njëjtën veprimtari. Thotë se në sajë të përvojës së vet në kompani të mëdha ka kuptuar se për të arritur diçka të konsiderueshme në këtë fushë, njeriu ka nevojë jo për mjete shumta, por për resurs njerëzor.

Në Bullgari unë shoh potencial jashtëzakonisht të madh në këtë sferë. Një nga gjërat, të cilat dua t’i bëj në mënyrë aktive, është ta zhvilloj shkencën në një nivel botëror, pohon dr. Svetlin Penkov.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD
Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD