Georgi Nenov i jep një tribunë mbinjerëzit ndër ne. Dhe megjithëqë thotë se me Fridrih Niçen (Friedrich Nietzsche) e lidh vetëm gjermanishten, definicioni i filozofit – “Njeri i cili i ka kapërcyer veten dhe i ka arritur lirinë dhe krijimtarinë” sikur i jep mish e gjak perceptimit të tij për “mbinjeri”.
Në nënkastin e tij “Mbinjeri” Georgi takohet me njerëz të cilat e kanë zgjuar heroin në vet veten dhe e kanë guxuar të përjetojnë ëndrrat. Me intervistat të cilat i përhap në internet, ai inkurajon njerëzit të besojnë, se mund të arrijnë gjithçka që është me rëndësi për ta.
Miku im tregon historinë e tij, shpjegon se çfarë peripeci kishte kapërcyer, çfarë vendime kishte marrë, çfarë mësime ka nxjerrë për veten – shpjegon Georgi Nenovi. – Kështu shpresoj, që ata të cilët e dëgjojnë historinë e tij do të mësojnë diçka që do të jetë në dobi të tyre.
Vendimi për të realizuar këtë projekt Georgi Nenovi e mori përderisa jetonte në Hamburg dhe punonte në Selinë e Kompanisë “Lufthanza”. Megjithëqë kishte shanse të ngjitet shkallën korporatave, ai e braktisi postin dhe u kthye në Bullgari për të realizuar projektin “Mbinjeri”.
Kur para tri vitesh lindi ideja atëherë e kisha të qartë, se një nga problemet të cilat i has çdo ditë është qëndrimi negativ i njerëzve – tregon ai. – Ndoshta sepse shumë shpesh dëgjojnë se këtu nuk ndodh asgjë e mirë, se ka vetëm dhunë, vrasje, probleme. Mirëpo, në të njëjtën kohë unë pash njerëz frymëzues, për të cilët nuk dëgjuam në televizion. Prandaj desha të tregojë për sukseset e tyre. Për më tepër se ndryshimi i shoqërisë drejt së mirës fillon nga ndryshimi i vet neve.
Georgi është i bindur, se bashkëbiseduesit e tij e mbajnë energjinë e krijimtarisë dhe posedojnë aftësinë t’u transmetojnë edhe të tjerëve. Prandaj mesazhet e intervistave të tij gjejnë njerëzit dhe arrijnë të ndërrojnë fatet e tyre. Njëra prej tyre është Tedi e cila përderisa bënte stazhin e vet në Irlandë dëgjoi se një kompani softuer kërkon stazhier të marketingut. Sot ajo është punonjëse e lumtur e së njëjtës kompani. Mirëpo shpesh kërkojmë fajtorë të jashtëm për të justifikuar mossukseset. Kërkojmë rrugën më të lehtë për të bërë ndryshimet. Formulë për të arritur sukses në jetë, për fat të keq nuk ka, është i bindur Georgi Nenov. Sipas tij njerëzit e suksesshëm organizojnë jetën e tyre me ndihmën e parimeve universale.
Në radhë të parë ata njerëz e kanë kurajën të provojnë, gjë që është me rëndësi – vazhdon ai. - Në radhë të dytë ata bëjnë hapat e domosdoshëm për të avancuar. Për ta me më shumë rëndësi është momenti. Në radhë të tretë ata janë gati të marrin përsipër përgjegjësi dhe nuk fajësojnë mjedisin. Ata besojnë se rezultatet varen nga veprimet e tyre. Dhe krahas të gjitha këtyre veçorive është këmbëngulja. Nuk mund të mendojmë, se pasi do të bëjmë një hap njëherë ndonjë gjë do të ndryshohet. Çdo ditë me çdo hap dhe veprim duhet të bëhemi më të mirë.
Georgi Nenkovi arriti të motivojë qindra njerëz. Megjithëkëtë nuk e quan veten “mbinjeri”. Ndoshta për arsye se ka shumë rrugë për t’u kaluar dhe ka shumë qëllime për t’u arritur. Madje duhet të ndërmarrë atë hap vendimtar, i cili do ta bëjë atë plotësisht të lumtur dhe të kënaqur.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaBullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e..