Shpenzimet mujore për një familje katër anëtareshe (prej dy të rriturve dhe dy fëmijëve) në Bullgari janë 1264 euro. Kjo do të thotë se një person ka nevojë për mesatarisht 316 euro – këtë e tregojnë të dhënat e Institutit për Studime Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari për tremujorin e tretë të vitit 2019.
Si zakonisht shpenzimet e kryeqytetasve janë më të larta në krahasim me ato mesatare për vendin dhe janë 417 euro për person, d.m.th. 1666 euro për familje me katër anëtarë.
Sipas sindikatës 72,5% prej familjeve në Bullgari jetojnë me të ardhura më të ulëta sesa janë mjetet e nevojshme sipas kësaj statistike.
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes” dhe ndryshimit të detyruar të emrave të tyre. Në mesin e të..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për momentin është i pamundur për shkak të borës së madhe. Borëpastruesit po pastrojnë borën që bie..
Në ditën e babait, Fondacioni “Prindërimi i përbashkët” organizon një protestë për ndryshimet ligjore që garantojnë që fëmijët e prindërve të ndarë të mund të rriten me kujdesin e të dy prindërve. Aktiviteti do të mbahet nën moton “Jo tjetërsimit prindëror..
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Atanas Illkov dhe homologu i tij rumun Cătălin Predoiu do të heqin simbolikisht pengesën e fundit kufitare mes..
Strategjia Detare e Bullgarisë për periudhën 2022-2027 dhe planet e përditësuara të menaxhimit për pellgjet e Danubit, Detit të Zi, Detit të Bardhë Lindor..
Në prag të Vitit të Ri, në fshatin bullgaro-muhamedan Ribnovo, në Bullgarinë Jugperëndimore, zgjedhin nusen më të bukur “gelina” në 4 vitet e fundit. Kështu..