A e dini se një e treta nga ushqimi i prodhuar në botë asnjëherë nuk hahet deri në fund dhe shkon në koshin e plehrave. Shpëtimi i ushqimit të mirë dhe ushqyes nga hedhja në kosh do të kontribuojë për rishpërndarjen e tij për nevojtarët. Kjo do të ndihmojë për zhdukjen e urisë dhe të mungesës së një ushqimi të bollshëm. Sipas statistikës afro 43 milionë veta vetëm në Bashkimin Evropian nuk mund t’i lejojnë vetes një ngrënie me cilësi gjatë çdo një dite të dytë.
Nga data 15 nëntor deri më 15 dhjetor në Sofje po zhvillohet festivali i parë tek ne, kushtuar problemeve me mbeturinat ushqimore. Pas iniciativës, të quajtur “Don’t waste, taste“, qëndrojnë 3 zonja të reja – fituesja nga edicioni i tretë i Mastër Shef-Bullgaria – Bozhana Kacarova, Elena Kuzmova dhe Radina Baçeva.
Festivali ka për qëllim të fokusojë vëmendjen drejt problemeve të mbetjeve ushqimore dhe pasojave, të cilat i krijon kjo për njerëzit, për ekonominë dhe për mjedisin. Iniciativa të ndryshme do të bëjnë provë të risin kulturën ushqimore dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve duke dhënë shembuj për pakësimin e mbeturinave ushqimore në territorin e kryeqytetit. Por, pse jo dhe të venë fillimin e praktikave të qëndrueshme në këtë drejtim.
Edicioni i parë i „Don’t waste, taste“ përfshin një program të pasur prej mbi 70 ngjarjeve – kulinare, kulturore dhe sociale. Më shumë se 40 lokale kyçe në Sofje përfshihen me meny të veçanta dhe speciale, kurse shef-kuzhinierët u japin receta dhe këshilla atyre të cilët dëshirojnë të bëjnë përpjekje për një shfrytëzim të plotëvlefshëm të produkteve ushqimore.
E ardhmja është në duart e brezit më të ri, prandaj dhe Festivali do të arrijë dhe deri tek ata me ngjarje të posaçme për më të vegjlit në fund të muajit nëntor. Tema serioze për shpërdorimin e ushqimit do të paraqitet përmes lojërave dhe mësimeve interesante.
“Vendosëm se do të jetë shumë mirë të tregojmë shembuj të mirë rreth temës për shpërdorimin me ushqimet. Nuk dua që të themi se njerëzit janë të këqij – sqaron Elena Kuzmanova. Shpresojmë që mundësisht më shumë organizata dhe lokale, të cilat janë të njohur me kauzën, të tregojnë praktikat e veta të mira. Bullgaria tanimë është pjekur për këtë problem, për të duhet të flitet dhe njerëzit të propozojnë vendime. Bashkimi Evropian thotë se deri në vitin 2030, mbeturinat të cilat hidhen duhet të pakësohen me 30%. Kjo do të thotë se duam apo jo, shumë shpejt Bullgaria do të duhet të zbatojë rregullat. Kur bëhet fjalë për shfrytëzimin dhe përdorimin e ushqimit pa mbeturina ne nuk flasim për këtë se në festival do të propozohen mbeturina për t’u ngrënë. Jo, më tepër do të mësohemi të përdorim mundësisht më shumë nga produktet ushqimore, për shembull – bishtat dhe gjethet e karotave dhe të selinos të mos të hidhen, por të përdoren për ndonjë gjellë tjetër, e të tjera. Një nga lokalet e përfshira në festival do të propozojë akullore të bërë nga lëkura e patates. Shumë shembuj të tillë do të japim. Duam që ky problem të mund të arrijë deri tek mundësisht sa më shumë njerëz”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Assia ChanevaEurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..