Ekspertë ndërkombëtarë në fushën e kulturës nga 10 vende evropiane marrin pjesë në forumin dyditor në qytetin Plovdiv “Shikim mbrapa me mendim përpara”. Në qendrën e vëmendjes së pjesëmarrësve janë kriteret për sukses të nismës “Plovdivi – Kryeqytet Evropian i Kulturës”. Programi i forumit që mbahet më 22 dhe 23 nëntor përfshin një sërë takimesh dhe prezantimesh në kuadrin e të cilave do të paraqitet pozita e ekspertëve për këtë projekt me përmasa të mëdha. Krahas kësaj do të diskutohen edhe sfidat ndaj kryeqyteteve të kulturës në Evropën Juglindore, bashkëpunimi dhe projektet ndërkombëtare, përfshirja e qytetarëve në projekt.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..