Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

BE i bëri apel Kosovës të heqë taksën doganore për mallrat serbe

Foto: kurir.rs

Një vit pas vendosjes së taksave doganore për mallrat serbe nga qeveria e Kosovës, BE-ja prapë bëri apel për heqjen e tyre pa vonës. Kryetarja e përfaqësisë së BE-së në Prishtinë Natalija Apostollova tha, se kjo duhet të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së re kosovare. Për një vit Serbia humbi 395.7 milion euro nga taksat doganore që janë në përmasë 100 për qind, njoftoi ministri i tregtisë Rasim Ljaiç. Sipas tij vende si Greqia, Hungaria, Bullgaria, Sllovenia dhe Kroacia dyfishuan eksportin e tyre për në Kosovë, përderisa Maqedonia e Veriut shtoi eksportin 50 për qind.


Klaus Johanis mbetet president i Rumanisë

Foto: BGNES

Presidenti i Rumanisë Klaus Johanis fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale para kandidates së socialdemokratëve Viorika Dënçilla. Kjo do të jetë mandati i dytë presidencial i Johanisit i cili si gjerman etnik nga Transilvania filloi karrierën politike si kryetar i bashkisë së qytetit Sibiu. Pas zgjedhjeve kreu i shtetit i cili është nga Partia Nacional-Liberale tha, se me ndihmën e shtetasve arriti fitore kategorike mbi Partinë Social-Demokratike. Johanis, i cili është përkrahës i politikës kundër korrupsionit 3 vitet e fundit luftonte kundër qeverive të së majtas, të cilat u tentuan të pengojnë hetimet kundër politikanëve të lartë në Rumani.


Gurnizime eksperimentale përmes Gazsjellësit Transadriatik fillojnë në dhjetor

Pjesa greke e Gazsjellësit Transadriatik për transportim të gazit natyror nga Azerbajxhani deri në Greqi, Shqipëri dhe Itali është gati dhe do të fillojë furnizime eksperimentale në fillim të dhjetorit. Gjatë fazës përgatitore përmes gazsjellësit do të transportohen sasi të vogla gaz natyror kështu që të garantohet se eksploatimi i tij të ardhshëm do të jetë i sigurt. Gazsjellësi tashmë u testua për defekte strukturore nëpërmjet lëshimit të ujit nën presion. Shfrytëzimi tregtar pritet të fillojë në vitin 2020. Gjatësia e tërrsishme e gazsjellësit nga kufiri greko-turk deri në Itali përmes Shqipërisë dhe Detit Adriatik është 878 kë.


Turqia vazhdon sondimet për gaz natyror në Mesdheun Lindor

Foto: trt.net.tr

Ministri turk i energjetikës dhe i resurseve natyrore shpalli se vendi realizon sondazhin e katërt në Mesdheun Lindor dhe do të vazhdojë kërkimet. “Do të vazhdojmë të kërkojmë përderisa do të gjejmë hidrokarbure”, tha Fatih Djonmet para parlamentit turk. Sondazhet turke për kërkimin e gazit natyror në zonën ekonomike të Qipros vazhdojnë megjithë kërcënimet e BE-së dhe ShBA-së për sanksionime.


Serbia ndërmerr masa ndaj të dërguarve të dikastereve austriake, gjermane dhe bullgare

Foto: facebook.com/vucicaleksandar

Kisha vetëm një pyetje ndaj ambasadorit rus Aleksandër Bocan-Harçenko – “Pse?” këtë e tha presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd. Mbledhja u thir pas botimit të një video në të cilën shihet se si diplomati rus dhe nëpunës i hetimit ushtarak Georgij Kleban i jep para një nëpunësi të lartë serb. Ky skandal ndodhi para vizitës së Vuçiçit në Moskë. Lidhur me këtë ai tha, se në të ardhmen të dërguarit e dikastereve austriake, gjermane dhe bullgare në kuadrin e përfaqësive të tyre ushtarake diplomatike në Serbi nuk do të disponojnë qasje me ngjarje dhe informacion të rëndësishëm, duke përfshirë edhe me kufirin e Serbisë me Kosovën dhe Malin e Zi.


150 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë dokumente bullgare

Foto: BGNES

Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane Andrej Kovaçev në profilin e tij social thekson, se insiston që parlamenti dhe qeveria bullgare të botojnë emrat e të gjithë politikanëve, gazetarëve dhe profesorëve nga Maqedonia e Veriut të cilët janë me pasaportë bullgarë dhe marrin pjesë në propagandën antibullgare. Lidhur me këtë mediat në Maqedoninë e Veriut rikujtojnë, se 150 mijë shtetas të vendit disponojnë dokumente bullgare ose janë në proces të marrjes së dokumenteve personale bullgare. Procedura kërkon që kandidatët të deklarojnë se e ndjejnë veten bullgar etnik dhe se paraardhësit e tyre gjithashtu ishin bullgarë etnikë. Kovaçëvi thekson që edhe në mars dërgoi po këtë kërkesë në parlament dhe në Ministrinë e Drejtësisë të Bullgarisë, por nuk ka përgjigje, prandaj e përsëris atë.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Taraklisë tani është pjesë e Universitetit "Angell Kënçev" në qytetin bullgar Ruse

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet..

botuar më 24-08-07 7.02.MD

Olimpiada e parë e Inteligjencës Artificiale mbledh 200 të rinj nga e gjithë bota në Bullgari

Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..

botuar më 24-08-07 8.57.PD

Sipas një sondazhi, Sofja është vendi më i rehatshëm për një pensionist nga BE

Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..

botuar më 24-08-06 11.58.PD