Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eter i pastër dhe 73!

Viktor Marinov

Përpara 90 vjetëve më 24 nëntor një grup inxhinierësh radio amatorë realizojnë transmetimin e parë, kurse një ditë më vonë edhe radio-emisionin e parë në Bullgari. Me datë të sotme në Komisionin e Rregullimit të Komunikimeve ka të regjistruar  mbi 6000 radio amatorë, si dhe jo pak stacione amatore të klubeve. Kjo, për të cilën flasin në eter është gjëja e cila i lidh si profesion dhe interesa - radioja.

Ne jemi të interesuar që të mund të ruajmë pastërtinë e marrëdhënieve midis adhuruesve të radios nëpër të gjithë botën-thekson më të rëndësishmen Viktor Marinov, një radio amator që nga viti 1977. - Prandaj në radiostacion nuk është e pranuar të transmetohet në gjuhë të ashpër, thyerëse, me shprehi vulgare, janë ndaluar bisedat mbi tema politike, fetare, etnike, dhe raciale. Ekziston i ashtuquajturi Kodeks i sjelljes së mirë, të cilin ne e respektojmë dhe ia transmetojmë brezit të ardhshëm si mënyrë e komunikimit, tolerancës, ndjenjës për ndihmë  reciproke dhe korrektësi midis nesh.

Radio amatorët  kanë radio stacione të tyre personale dhe njihen nga shenjat unikale të thirrjeve. Ato përbëhen prej dy pjesëve - prefiks dhe sufiks dhe janë të ndarë mbi parim territorial dhe administrativ.  

Posaçërisht për Bullgarinë është caktuar prefiksi LZ, pas të cilit vjen dhe numri. Numri çift do të thotë se, radiostacioni është i regjistruar në Bullgarinë Veriore, në qofte se numri është tek - në atë jugore. Shenjat e identifikimit, të cilat fillojnë me LZ0, përvetësohen nga radio-translatorët dhe nga fenerët amatorë. Pas numrit qëndron sufiks prej 2 ose 3 germave. Ky është emri уnë përpara shoqërisë botërore të radio amatorëve. Shenja ime e identifikimit është LZ1NY dhe asnjë tjetër në botë nuk ka një inicial të tillë të ngjashëm - shënon Viktor Marinov.

Një element tjetër interesant nga veprimtaria radio amatorëve janë QSL-kartolinat - një farë dokumenti, i cili ripohon radio-lidhjen.

QSL-kartolinë e Viktor Marinovit

Në to janë të regjistruar data dhe koha, diapazoni i frekuencës, lloji i modulimit, si dhe hollësi të tjera - saktëson Viktor Marinov. - Çdo një amator i radios vet e përcakton dizajnin e kartolinës së tij, çfarë do të përfshijë dhe përveç një dëshmie për një lidhje, ky është një kujtim për diçka të përjetuar.

Radio amatori pohon se, jo gjithmonë kontakti më i largët është më emocionues. Ka marrë sinjale nga ana tjetër e rruzullit tokësor - Zelanda e Re dhe Australia, por për të ka qenë shumë më interesante që gjatë muajit të kaluar të vendosë lidhje me ekspeditën bullgare në ishujt Kiribati të Paqësorit.

Lidhja tjetër interesante nuk e di se me kë është, sepse ajo tani do të realizohet - buzëqesh ai.- Nganjëherë lidhja me ndonjë person interesant mund ti japë kuptim gjithë mbrëmjen, kur qe qëndruar pranë radiostacionit. Mes radio amatorëve ka njerëz të ndryshëm si profesion - artistë, politikanë, jo të pakët shkencëtarë me famë botërore. Me çdo një prej tyre flasim në “ti”, pavarësisht  nëse përball qëndron ndonjë punëtor, mjek, inxhinier ose mbreti i Jordanisë, i cili po kështu është radio amator. Ne nuk ndahemi se kush është më i madh dhe kush di më shumë.

Që nga viti 1992 deri më 31 janar 2012, Radio Bullgaria u dërgon QSL-kartolina radio amatorëve nga e gjithë bota, të cilët kanë dëgjuar emisionet në valë të shkurtra në 11 gjuhë.

A po zhduken radio amatorët me hyrjen e teknologjive të reja?

 Radio amatorët bazohen në teknologjitë digjitale, komunikuese dhe informative. Kështu që me zhvillimin e tyre të stuhishëm fusha e radio amatorëve jo vetëm se nuk zhduket, por vazhdimisht pasurohet . Shumë nga mjetet e reja dhe metodat testohen nga radioamatorëve, jo pak prej tyre e kanë kthyer këtë hobi të vet në profesion. Për mua kjo është kthyer jo në një hobi të zakonshme, por në mënyrë jetese, dhe patjetër e ka përcaktuar mënyrën time të zhvillimit.

QSL-kartolinë e Viktor Marinovit

Dhe akoma një anë tjetër, më e mira, për radio amatorët - 73:

Ky është i ashtuquajturi kod i radio amatorëve, i cili do të thotë “Të gjitha të mirat”! Ka lindur dhe është formuar kur komunikimet përmes radios kanë qenë kryesisht me kodin /alfabetin/Mors  dhe transmetimi i fjalive të plota ka kushtuar kohë të madhe për operatorin .Prandaj janë aplikuar kode dhe shkurtime. Ky zakonisht është urimi, me të cilin përfundojmë çdo një lidhje me anë të radios. 73 - “Të gjitha të mirat”!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal dhe Desisllava Semkovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët mbështesin shkollat ​​me mësime mbi mënyrat e jetesës së shëndetshme në mjediset urbane

Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?..

botuar më 24-10-04 5.45.PD

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD