Kur kufizohet përdorimi i ndonjë resursi të dhënë, duhet të mendohet për alternativa. Këtë e deklaroi kryetari i Bashkimit të Gjahtarëve dhe të peshkatarëve në Bullgari inxhinieri Vasill Vasilev sa i përket diskutimit publik të Agjencisë Evropiane të Kimikateve për ndalimin e përdorimit të municioneve prej plumbi. Në qoftë se ndalimi aplikohet, interesat e gjahtarëve do të jenë shumë të prekura. Sipas fjalëve të Vasilevit plumbi nuk është pa alternativë, po materialet alternative nuk janë të padëmshme, prodhimi i tyre është shumë i kufizuar dhe çmimi do të jetë shumë i lartë. Një përqindje e madhe e gjahtarëve bullgarë, më në veçanti në vendbanimet më të vogla, përdorin armë, të prodhuara përpara më shumë se 20 vjetëve, të cilat nuk janë përshtatur për qitje me municione të tjera, shpjegon inxhinieri Vasilev në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Ndalimi do t'i prekë dhe të gjithë peshkatarët, sepse propozimi i Komisionit Evropian ka për qëllim të kufizojë dhe përdorimin e plumbit në peshat për peshkim.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..