Punëdhënësit duan që “Ndërtimi” të konsiderohet si veprimtari sezonale ekonomike dhe të ketë akses të lehtësuar të ndërtuesve nga vendet e treta në tregun e punës për 90 ditë. Ata duan gjithashtu qasje të lehtësuar sa i përket emërimit të të huajve jashtë BE-së si shoferë ndërkombëtarë. Firmat ngulin këmbë që qeveria të rritë kuotat për punonjësit sezonalë në shoqëritë bullgare, të cilat tani janë 20 për qind për ndërmarrjet e mëdha dhe 35 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Nga Dhoma Ekonomike Bullgare vënë në dukje se në BE nuk ka kufizime të ngjashme. 62 për qind e menaxherëve hasen me vështirësie në gjetjen e personelit teknik, operatorëve të makinave, inxhinierëve, specialistëve në lëmin e teknologjive të informacionit, kontabilistëve, menaxherëve të shitjeve, shoferëve, punonjësve në sferën e turizmit, personelit pa kualifikim dhe shitësve, vënë në dukje punëdhënësit.
Në një bisedë me presidentin Joe Biden gjatë përkujtimit të 75-vjetorit të NATO-s, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria është një aleat besnik. Nga ana e tij, Biden vlerësoi lart rolin e Bullgarisë në krahun lindor të..
Ekspozita udhëtuese "Gjurmët e zhdukjes" paraqet forma të punuara prej biomaterialesh të gjurmëvetë kafshëve të rrezikuara në malin e Rodopeve, të cilat rikrijojnë habitatet e tyre natyrore, raportoi BTA. Ekspozita do të vizitojë qytetin..
Nga 10 korriku fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit në afërsi të Ruses, njofton Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Punimet e ndërtimit do të kryhen çdo ditë gjatë orëve të ditës, 10-12 orë në ditë, sipas specifikave të aktiviteteve të..
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me..
Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e..
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për..