Bullgaria dërgon 30 shpëtimtarë nga “Mbrojtja Civile” bashkë me teknikën e domosdoshme për të ndihmuar në spastrimin e mbeturinave dhe në kërkimin e të mbijetuarve pas tërmetit që e tronditi vendin. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva do të propozojë që t’i livrohen 100 mijë euro ndihmë qeverisë shqiptare për përballimin e pasojave të tërmetit, bëri të ditur ajo në një briefing të jashtëzakonshëm. Sipas fjalëve të saj numri i të vdekurve po vazhdon të rritet dhe ky është tërmeti më i fuqishëm në vend pas vitit 1979 e këtej. Zaharieva ripohoi se deri në këtë moment nuk ka shtetas të lënduar bullgarë. Ministrja vuri në dukje se Shqipëri banojnë 10 000 bullgarë.
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..