Po rritet numri i atyre të cilët dëshirojnë të vaksinohen kundër sëmundjes infektive. Dy herë më shumë bullgarë do të vaksinohen kundër gripit gjatë këtij viti. Kjo do të thotë se njerëzit po fillojnë t’i lënë mënjanë paragjykimet e veta kundër këtij lloji parandalimi.
Vaksinat kundër gripit tanimë nuk janë në dispozicion nëpër farmacitë, tha inspektori shtetëror i shëndetësisë doktor Angjell Kunçev. Janë blerë të gjitha 160 mijë dozat që ishin destinuar për shitje të lirë. Për njerëzit mbi 65 vjeç janë siguruar vaksina falas, të cilat vihen nga mjekët familjarë. Pritet që 120 mijë njerëz të moshuar do të imunizohen kundër sëmundjes infektive.
Në vend janë importuar përgjithësisht 280 mijë doza prej vaksinës kundër gripit dhe një pjesë e madhe prej tyre tanimë janë përdorur – njoftoi akoma doktori Angjell Kunçev. Kështu barriera prej 2-3% njerëz të vaksinuar mbi moshën 65 vjeç për stinë, tanimë është e tejkaluar. Shpresojmë që pak nga pak do të fillojë të rritet numri i njerëzve të mbrojtur nga gripi, derisa të arrijmë 75-80 veta me vaksinë kundër grupit nga të rekomanduarat 100% për Evropën.
Në vendin tonë akoma nuk ka raste të regjistruara të gripit, informon profesori Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës së Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare. Laboratori kombëtar çdo ditë analizon mostrat e personave me infeksione të frymëmarrjes. Gjatë ditëve të fundit specialistët kanë analizuar material për 14 lloje viruse, të marrë prej 17 fëmijëve dhe 5 nga mostrat kanë dalë pozitive. 3 nga fëmijët kanë rinoviruse kurse 2 kanë viruse nga grupi i parë.
Kur flasim për infektimet e virusit të sistemit të frymëmarrës, pothuajse çdo një prej tyre mund të çojë deri në një prekje shumë të rëndë të mushkërive, sepse gripi shpesh krijon ndërlikime – shtoi profesori Todor Kantarxhiev.Kështu nga 10 mijë të sëmurë tek ne çdo vit një merr inflamacion për shkak të infeksionit viral . Një nga çdo 3 mijë veta mund të zhvillojë infeksion të rrufeshëm të gripit vetëm për disa orë dhe kjo mund të çojë deri në dështim të frymëmarrjes dhe gjakderdhje në mushkri.
Gjatë këtij viti priten 4 lloje gripi - Brisbane, Kolorado, Kanzas dhe Puket, prandaj dhe vaksina është katër-valente. Të sëmurët e parë mbase do të paraqiten deri në mesin e muajit dhjetor.
Një miliardë veta për vit sëmuren nga gripi dhe ai mund të shkaktojë mortalitet të lartë – deklaroi doktori Skender Sila, drejtues i ofisit bullgar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Çdo vit rreth 650 mijë veta nëpër botë vdesin nga sëmundjet e frymëmarrjes, të lidhura me gripin, kurse në Evropë ata janë 72 mijë. Më të prekur nga ndërlikimet e rënda janë njerëzit e moshuar, gratë me barrë, fëmijët e vegjël, njerëzit me imunitet të shkatërruar dhe ata me sëmundje kronike. Ja përse mjeti më i mirë për mbrojtje nga gripi është vaksina. Vaksinat e gripit janë të sigurta dhe shumë efikase-ato janë mënyra bazë për evitimin e sëmundjes së gripit dhe për pakësimin e rrezikut nga epidemia. Vaksinat kundër gripit sezonal aplikohen tanimë më shumë se 50 vjet, ato u janë vënë milionë njerëzve dhe janë dëshmuar si të parrezikshme.
Në sajë të vaksinave gjatë këtij dimri do të kemi dy herë më shumë njerëz të mbrojtur, komenton dhe profesori Todor Kantarxhiev.
Ky është hapi i parë, sepse ne mbeteshim mbrapa prej shumë shteteve. Që këtu e tutje duhet të mendojmë për vaksinim më të gjerë dhe të punonjësve mjekësorë, të grave me barrë dhe të fëmijëve, me qenë se tek ta infektimi është shumë i rëndë. Por e gjithë kjo duhet të bëhet me bindjen e shoqërisë se, vaksina nuk është e rrezikshme, se nuk fsheh rreziqe dhe efekteve anësore për të vaksinuarin dhe se prej saj ka dobi, sepse pakësohet mundësia për t’u sëmurur. Por, edhe sikur të sëmuresh pakësohen ndërlikimet dhe rreziku nga hyrja në spital.
Dhe derisa presim që gripi të na vijë, është mirë të dimë se duhet të lajmë duart tona rregullisht, të mbulojmë hundën dhe gojën gjatë teshtimës dhe kollitjes, të përdorim shami për përdorim të njëhershëm dhe t’u shmangemi kontakteve me njerëz me simptoma të sëmundjes.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTAShpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..