Zëvendësministri i ekonomisë Lëçezar Borisov merr pjesë në shënimin e partneritetit gjysmëshekullor ndërmjet kompanisë japoneze Mejxhi (Meiji) dhe LB Bulgarikum. Kontaktet e para me Meiji janë bërë në vitet e 70-të të shekullit të kaluar dhe falë këtij partneriteti të mirë marrëveshja e licencimit për prodhimin e kosit bullgar aktualizohet tashmë gjysmë shekulli.
Përpjekjet e vazhdueshme dhe marketingu largpamës ndihmojnë për popullarizimin e kosit bullgar jo vetëm në Japoni, por dhe në pothuaj të gjitha vendet aziatike. Sot Meiji është ambasadori më i mirë bullgar në Azi, tha Borisovi dhe shtoi se është krenar për këtë se miliona njerëz në të gjithë botën fillojnë ditën e tyre me kosin bullgar.
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV, kryeinspektori sanitar shtetëror Angell Kunçev. “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj kombinimit të..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në vitin 2028 në modalitetin e videokonferencës. Ministrat Galin Cokov dhe Oksen Lisovij me nënshkrimet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..