Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“E premtja e zezë” përfshin dhe degën turistike

Mbi 200 oferta promovimi i presin vizituesit në ekspozitën e specializuar turistike në Pallatin Kombëtar të Kulturës

Foto: BGNES

Konkurrenca, mundësitë për reklamë dhe metodat e ndryshme për tërheqjen e turistëve nga tregjet tradicionale dhe të reja turistike, janë një element kyç nga panairet tregtare tek ne dhe nëpër botë. Travel Expo mbështetet gjithashtu tek surpriza, që të mund të tërheqë dhe klientët me pretendime më të shumta. Prandaj në kuadrin e ekspozitës më 29 dhe 30 nëntor, vizituesit e Pallatit Kombëtar të Kulturës kanë mundësi të shfrytëzojnë mbi 200 ofertat ekskluzive turistike, të prezantuara prej 50 ekspozuesve.

Ideja e kësaj ngjarjeje është që çdo një ekspozues të propozojë oferta, të cilat janë të vlefshme vetëm në kuadrin e ekspozitës, kurse konsumatorët të shfrytëzohen prej tyre – tregon Anton Penev, bashkëthemelues i firmës e cila organizon ekspozitën. – Qëllimi ynë është që gjithnjë e më shumë të imponojmë kulturën e planifikimit të herët të pushimit për vitin e ardhshëm. Kam parasysh se në fund të muajit nëntor, njerëzit të mund të planifikojnë pushimin e tyre gjatë periudhës së verës. Kemi oferta për Bullgarinë dhe për jashtë, për pushime verore dhe dimërore, shëtitje me anije dhe destinacione ekzotike.

Nevoja për një ngjarje të tillë është e ndjeshme, me qenë se, si çdo një industri tjetër dhe kjo jona kohë pas kohe përjeton disa katarzise të vogla, të cilat i ndryshojnë pikëpamjet e të gjithëve në të – vazhdon Penev.

Pjesëmarrja në një ekspozitë të ngjashme i është nënshtruar atraktivitetit të produktit turistik. Jo rastësisht gjatë kohës së Travel Expos, që të gjitha tezgat janë me madhësi të njëjta dhe një vizion të përafërt, kurse të ndryshme janë vetëm ofertat, të propozuara nga firmat e veçanta.Çdo gjë tjetër është e njëjtë – është kategorik Penev – 6 metra katrore, i njëjti mur, e njëjta tavolinë, dy karrige të njëjta, dy llamba dhe tapet. Duke ardhur në banakun e formuar të sotëm, konsumatori nuk do të mund të kuptojë nëse kjo firmë  ka 1000, 100 ose 3 punonjës, por vëmendja e saj përqendrohet krejtësisht mbi produktin, të cilin ajo e ofron. Nganjëherë vështirë gjejmë bashkëmendimtarë, me qenë se disa njerëz nuk duan që të vendosen në një kallëp, por numri i ekspozuesve sivjet i tejkalon pritjet tona.  

Sivjet forumi përkon me të ashtuquajturën “të premte të zezë” – e cila gjithmonë është në të premten e fundit të muajit nëntor. Një praktikë e njohur mes tregtarëve është të shpallin ulje të çmimeve për mallrat e veta, gjatë gjithë javës së fundit nga muaji dhe kështu të stimulojnë klientët e vet të bëjnë që herët Pazar për festat e Krishtlindjes. Kohët e fundit shumë bullgarë  po kështu e shfrytëzojnë këtë mundësi, me qenë se “java e uljes së çmimeve” është një fakt dhe tek ne. Sipas Penevit, në fillim industria turistike tek ne e e ka pranuar me shumë rezerva mundësinë që të fitojë më shumë, në sajë të uljeve të mallrave dhe të shërbimeve të shumta, të propozuara gjatë kësaj dite ose jave.

Gjatë viteve të fundit gjithnjë e më shumë operatorë turistikë dhe agjentë turistikë aktivizohen në këtë drejtim. Punojnë aktivisht, duke i bindur palët korresponduese  t’u japin gjithnjë e më shumë zbritje ekskluzive për një periudhë të caktuar, numër të dhomave ose paketa turistike. Më në veçanti gjatë vitit të kaluar u ndie një rritje e ofertave në sektorin tonë – pohon organizatori. Ky është një instrument i mirë, në qoftë se përdoret në mënyrë korrekte kundrejt konsumatorëve. Ai mund të kontribuojë për një planifikim më të mirë të firmës së veçantë. Në lidhje me këtë, akoma gjatë muajit tetor organizuam  takime pune me Agjencinë Kombëtare mbi të Ardhurat dhe me Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, që të mund të jemi të sigurt se ofertat, të cilat do t’u propozojmë u përgjigjen të gjitha kërkesave dhe kritereve dhe nuk shkelin ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve. Që të mund të jetë e suksesshme ngjarja, ne duhet të propozojmë oferta adekuate, të cilat nuk i mashtrojnë përdoruesit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Forbes: Plovdiv është ndër destinacionet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..

botuar më 24-12-16 3.38.MD

Lumi Jantra tregon histori: kajak midis mrekullive shkëmbore dhe tuneleve të gjelbra

Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..

botuar më 24-12-15 9.25.PD
Foto: Shoqata

Një udhëtim me Plakun e Krishtlindjeve dhe Borëbardhën – magjia dimërore me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë

Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..

botuar më 24-12-15 8.30.PD