Stefka Mineva – një nga zërat bullgarë, që ka lënë një gjurmë të thellë në teatrot operistikë “La Skala”, “Metropoliten”, “Arena di Verona”, do të nderohet në skenën e Operës së Stara Zagorës me rastin e jubileut të saj të 50. Në kuadrin e Festivalit të Artit të Operës dhe Baletit, i cili aktualisht po zhvillohet në qytet, sonte në skenë, për nder të këngëtares së njohur të operës do të këndojnë Cvetelina Vasileva, Maria Bellçeva, Tatjana Shivarova, Sanja Anastasija, Kaludi Kaludov, Veselin Mihajllov, Niko Isakov dhe Aleksandër Krunev. Mexosopranoja Stefka Mineva fillon karrierën e saj pikërisht në skenën e Operës së Stara Zagorës, ndër themeluesit e së cilës janë edhe prindërit e saj, që të ngjitet pas kësaj në skenat më të larta botërore. Aktualisht ajo përsëri punon në Teatrin e Operës në qytetin e saj të lindjes si konsulent. Gjatë këtij viti Festivali i Artit të Operës dhe Baletit gjithashtu shënon jubileun e vet të 50-të, duke prezantuar një program të pasur prej titujsh të veprave të baletit dhe të operës, premiera dhe përvjetorë të krijuesve të njohur. Festivali do të mbyllet më 7 dhjetor me operën “Falstaf” të Verdit – një spektakël i Operës së Plovdivit me pjesëmarrjen e dirigjentit Pavell Balev dhe të solistëve me famë botërore Kirill Manollov dhe Mariana Pençeva.
Lidija Ganeva e dëshmoi talentin e vet edhe në fëmijëri, duke prezantuar Bullgarinë në Evrovizionin për Fëmijë në Maltë kur ishte vetëm në klasën e tretë, më vonë edhe me pjesëmarrjen e saj të suksesshme në Konkursin “Zëri i Bullgarisë”. Tani..
Formacioni i ri etno-xhaz JazzBoree bën një përshtypje të fortë me këngën e tyre debutuese "Dos, dos, Done".Savina Pllamenovën e njohim si një këngëtare popullore e cila gjithashtu e do xhazin. Gjatë viteve ajo ishte pjesë e ansambleve të ndryshme..
Kënga më e fundit, e 36-ta me radhë nga projekti "Artistët që këndojnë" të producentit Igor Markovski titullohet "Sa urrej". Këngëtarja Mariana Popova është nga ato fytyra të njohura nga bota artistike bullgare që interpretojnë këngë të bukura të..
Tashmë tre dekada zërat kozmikë të këngëtareve në një nga koret më të njohura folklorike bullgare, nën drejtimin artistik të Vanja Monevës,..