Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkivi i manastirit bullgar në Malin e Shenjtë fsheh sekrete të shumta për shkencëtarët

4
Foto: БГНЕС

Thesari i dokumenteve të shumta, dorëshkrimeve dhe librave të shtypur, të cilat i ruan manastiri “Shën Martiri i Madh Gjergji Zograf” prej shekujve, mblodhi në një konferencë ndërkombëtare në Universitetin e Sofjes shkencëtarë nga Evropa dhe Amerika. Në forum ata prezantuan zbulimet e veta të fundit të bëra gjatë punës me arkivat e manastirit.

Manastiri i njohur si Manastiri Zograf është themeluar mbase gjatë shekujve të IX-X. Sipas legjendës ai është themeluar nga vëllezërit Mojsej, Aaron dhe Ivan Selima nga Ohri, të cilët kanë filluar ndërtimin e një kishë në vendin e manastirit aktual. Ata kanë përgatitur një dërrasë për vizatimin e imazhit të shenjtorit, i cili do të ishte përkrahësi qiellor i vendit të shenjtë, por me qenë se nuk janë rënë dakord paraprakisht se kush do të jetë ai, e kanë lutur Zotin t’u tregojë në ndonjë farë mënyre emrin e tij. Dhe në mëngjesin tjetër në dërrasë kanë parë të pikturuar ikonën e Shën Gjergjit, qëkurse ka ardhur emri i manastirit.

Në fillim të shekullit të kaluar shkencëtari Jordan Ivanov zbulon ashtuquajturën “Certifikatë përmbledhëse”, e cila është një fletë mbretërore e nderit, dhuruar manastirit mes shekujve XIV-XVII,në të cilën ruhen të dhëna për historinë e manastirit. Më shumë të dhëna të reja për këtë dokument ishin paraqitur gjatë konferencës:  

Për herë të parë ekspozohen të gjitha kopjet e dokumenteve, të lidhura me këtë certifikatë dhe mbi bazën e këtyre përshkrimeve është bërë një analizë se kur dhe në çfarë mënyre është themeluar manastiri “Shën Gjergji Fitimtari” tregon profesori Andrej Bojaxhiev nga katedra “Cirillomethodiana” pranë Universitetit të Sofjes e studimeve të lidhura me trashëgiminë e lënë nga Kirill dhe Metodij dhe nxënësit e tyre. Por, me qenë se mbështetemi tek një legjendë, e cila është mbledhur prej disa burimeve, gjithmonë mbetet një dyshim se manastiri është themeluar pikërisht gjatë vitit 919.  Pavarësisht nga kjo për ne janë të rëndësishme lidhjet, të cilat ky dokument bën me manastiret e tjera, burimet dhe legjendat. “Certifikata përmbledhëse” është interesante po kështu nga pikëpamja e tekstit dhe për shkak të dukjes së ve t -ajo është një nga pergamenat më të gjata, të ruajtura dikur me shkrimin sllav.

Diploma e Stefanit të III-të, dhurues i Manastirit ZografBiblioteka e manastirit ruan dokumente, të lidhura me shkrimin e hershëm dhe të vjetër të bullgar . Në të ruhet dhe vepra që konsiderohet vepra e parë e Rilindjes bullgare“Historia sllavo-bullgare” e Atit Paisij.

Akoma që nga vetë themelimi manastiri është lidhur me kulturën sllave - thotë profesori Andrej Bojaxhiev.Dokumenti më i vjetër i ruajtur në të daton nga mesi i shekullit të 10 dhe është një pasqyrim iasaj epoke të lashtë bullgare, nga e cila mjerisht nuk kemi dorëshkrime të shumta të ruajtura, por pikërisht që këtu fillon zhvillimi i kulturës bullgare. Kështu me ndihmën e arkivit të Manastirit Zografne gjejmë lidhje midis kulturës së vjetër bullgare dhe asaj tëashtuquajturitShekulli të Argjendtë (shekulli i XIV-të). Dhe me qenë se bëhet fjalë për një kulturë të gjallë, mund të ndjekim sesi ajo ndryshon dhe zhvillohet në kuadrin e dhjetë shekujve në një qendër kulturore, e cila nuk ka pushuar shërbesat e veta fetare.

Menaioni i Draganit /një libër liturgjik nga gjysma e dytë e shekullit të XIII-të/

Kopje të disa prej këtyre dokumenteve aktualisht mund të shikohen në ekspozitën e hapur në bibliotekën e universitetit. Këtu janë fotografitë dhe të “Menaionit të Draganit” /një libër liturgjik nga gjysma e dytë e shekullit të XIII-të/, të “Fletëve të Zografit” dhe të “Historisë Sllavo-Bullgare”.

Për herë të parë një manastir bullgar bën një ekspozitë, e cila mundohet të zbulojë strukturën e plotë të vlerave të veta, të lidhura me historinë, kulturën dhe anën shpirtërore - dhe këto janë gjëra të pandara, me qenë se ne nuk jetojmë vetëm në botën shpirtërore, por dhe në botën materiale – thotë prifti Kozma Popovski nga Instituti Kishtar dhe Historik pranë Patriarkanës në Sofje.Asnjë nuk e di me saktësi sesa dokumente ruan vendi i shenjtë, sepse vazhdimisht dalin të reja, me qenë se studime sistematike të trashëgimisë arkivore nuk ka pasur dhe këto janë studimet e para. Mund të themi se, arkivi i mëvonshëm i manastirit është krejtësisht i pastudiuar, por dhe madje dhe për monumentet e njohura vazhdojnë të dalin shumë të dhëna të reja dhe ato na japin një pasqyrë më të thelluar. Kurse lidhjet të cilat i bëjnë shkencëtarët me arkivat në vende të tjera, dëshmojnë gjithnjë e më qartë sesa Manastiret e Atonit dhe më në veçanti ai bullgari – Zograf , kanë qenë të lidhur me gjithë botën ortodokse dhe jo vetëm me të.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova dhe arkiv perosnal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD