Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Desi Andonova prezanton albumin e saj debutues Audio Book

Foto: arkiv personal

Desi Andonova është një pjesë e rëndësishme nga muzika e re, moderne bullgare. Në skenën bullgare është e njohur shumë mirë nga grupet  Phuture Shock, Plastic Hi-Fi, Scam, Lava Lava и Sentimental Swingers. Ajo është dhe mes zonjave DJ në Bullgari. Por,  mezi tani ndihet mjaft e pjekur si krijuese, që të mund të nxjerrë albumin e saj solo. Desi e ka titulluar Audio Book dhe ka përfshirë në të 10 këngë. Prezantimi zyrtar është më 30 Nëntor, në një prej klubeve të kryeqytetit.

Mbi këtë album po punoj prej mjaft kohe. Ky është një udhëtim për mua. Që të mund të arrijë deri këtu, duhej të ndryshoj shumë gjëra në qëndrimin tim lidhur me punën. Ftova Gjeorgji Donçevin i cili i bie kontrabasit, Vasill Vutevin - bateri, Bozhidar Vasilevin - trombin dhe sintetizues dhe Dimitër Gorçakovin - piano. Vendosa që këta muzikantë të jenë bërthama për incizimin e albumit tim. Kështu nisi çdo gjë përpara dy vjetëve, kur bashkë realizuam dhe koncertin e parë me kompozime nga Audio Book. Vasill dhe Bozhidar janë producentët e mi muzikor. Në sajë të tyre disku tingëllon në  mënyrë homogjene. Singli i parë, i cili doli vjet, quhet Misery dhe është kompozicioni i vetëm, i cili nuk është  imi. Ai është i Saigos-një këngëtar dhe producent nga Losë Anxhelesi, me të cilin punuam bashkë në një moment. Ai ma dhuroi këtë këngë dhe kështu Misery u bë singli pilot i albumit. Kuptohet se tingëllon shumë më ndryshe nga këngët e tjera, të cilat janë të kompozuara prej meje. Përzierja e Audio Book u bë për disa muaj, por unë nuk nxitoja të botoj albumin, nuk kisha një afat përfundimtar. Për këtë periudhë nxora edhe 3 single prej tij.

Miq të posaçëm për Audio Book, të cilët Desi Andonova i ka ftuar janë Petër Jotov /kitarë/, Roko Zahariev /bori/ dhe Linda Mançeva /violonçel/.

Unë jam jashtëzakonisht e lumtur nga ky album, sepse u rita me të. Sivjet pata mundësinë, bashkë me muzikantët e tjerë, të prezantoj përpara premierës Audio Book në disa festivale tek ne, si në Nish të Serbisë. Patëm një lidhje të shkëlqyer me publikun dhe qe një përjetim i paharrueshëm për ne. Më gëzon fakti se, disku është i përshtatshëm dhe për festivale të xhazit. Besoj se, do të mund të gjejë vendin e vet në një lloj skene të ngjashme. Pas kësaj muzike mund të qëndroj dhe të them “kjo jam unë”. Në albumet e mëparshme të cilat i kam incizuar kishte kompromise të shumta. Tani me të vërtetë jam unë - në mënyrën në të cilën tingëllon muzika në të. E shpërndaj Audio Book në mënyrë digjitale. Shpresoj të ketë sukses edhe në festivale. Dua të bëj një pllakë vinili /gramafoni/, ky është një qëllim shumë serioz për mua. Shpresoj që deri në pranverë ta kem realizuar.

Hristo Raçev nga Sound Ninja Studios bëri përzierjen në Audio Book, kurse masteringu  final është vepër e Brus Tempëlltënit nga Microphonic Mastering.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gugov dhe mishërimet e tamburasë së tij në muzikën etno, rok dhe klasike

Tambura nuk është aspak vegla muzikore më popullore e zgjedhur nga instrumentistët për të performuar në skenat botërore. Të luash tambura në mënyrë moderne, me repertor në zhanre dhe stile të ndryshme, nuk është punë për amatorët. Për ta zbutur këtë..

botuar më 24-05-23 6.10.PD

"Në vend të përgjigjes" një nderim për të paharruarin Georgi Minçev

"Bora e kujtimit" është një nga këngët emblematike të muzikantit të ndjerë Georgi Minçevit . Dy miq të tij - Mihaill Bellçev dhe Kirill Kalev - e thurën në këngën e tyre "Në vend të përgjigjes" si nderim për të paharruarin Georgi Minçev, të cilit..

botuar më 24-05-22 8.15.PD

"Samsara" – projekti më i ri i muzikantit Angell Djullgerov

Angell Djullgerov është një kitarist, autor i muzikës, aranzhues dhe producent muzikor. Vitet e fundit ai është një nga figurat më domethënëse në projektet e shumicës së muzikantëve më të suksesshëm bullgarë. Ai gjithashtu merr pjesë në një sërë..

botuar më 24-05-20 8.15.PD