Desi Andonova është një pjesë e rëndësishme nga muzika e re, moderne bullgare. Në skenën bullgare është e njohur shumë mirë nga grupet Phuture Shock, Plastic Hi-Fi, Scam, Lava Lava и Sentimental Swingers. Ajo është dhe mes zonjave DJ në Bullgari. Por, mezi tani ndihet mjaft e pjekur si krijuese, që të mund të nxjerrë albumin e saj solo. Desi e ka titulluar Audio Book dhe ka përfshirë në të 10 këngë. Prezantimi zyrtar është më 30 Nëntor, në një prej klubeve të kryeqytetit.
Mbi këtë album po punoj prej mjaft kohe. Ky është një udhëtim për mua. Që të mund të arrijë deri këtu, duhej të ndryshoj shumë gjëra në qëndrimin tim lidhur me punën. Ftova Gjeorgji Donçevin i cili i bie kontrabasit, Vasill Vutevin - bateri, Bozhidar Vasilevin - trombin dhe sintetizues dhe Dimitër Gorçakovin - piano. Vendosa që këta muzikantë të jenë bërthama për incizimin e albumit tim. Kështu nisi çdo gjë përpara dy vjetëve, kur bashkë realizuam dhe koncertin e parë me kompozime nga Audio Book. Vasill dhe Bozhidar janë producentët e mi muzikor. Në sajë të tyre disku tingëllon në mënyrë homogjene. Singli i parë, i cili doli vjet, quhet Misery dhe është kompozicioni i vetëm, i cili nuk është imi. Ai është i Saigos-një këngëtar dhe producent nga Losë Anxhelesi, me të cilin punuam bashkë në një moment. Ai ma dhuroi këtë këngë dhe kështu Misery u bë singli pilot i albumit. Kuptohet se tingëllon shumë më ndryshe nga këngët e tjera, të cilat janë të kompozuara prej meje. Përzierja e Audio Book u bë për disa muaj, por unë nuk nxitoja të botoj albumin, nuk kisha një afat përfundimtar. Për këtë periudhë nxora edhe 3 single prej tij.
Miq të posaçëm për Audio Book, të cilët Desi Andonova i ka ftuar janë Petër Jotov /kitarë/, Roko Zahariev /bori/ dhe Linda Mançeva /violonçel/.
Unë jam jashtëzakonisht e lumtur nga ky album, sepse u rita me të. Sivjet pata mundësinë, bashkë me muzikantët e tjerë, të prezantoj përpara premierës Audio Book në disa festivale tek ne, si në Nish të Serbisë. Patëm një lidhje të shkëlqyer me publikun dhe qe një përjetim i paharrueshëm për ne. Më gëzon fakti se, disku është i përshtatshëm dhe për festivale të xhazit. Besoj se, do të mund të gjejë vendin e vet në një lloj skene të ngjashme. Pas kësaj muzike mund të qëndroj dhe të them “kjo jam unë”. Në albumet e mëparshme të cilat i kam incizuar kishte kompromise të shumta. Tani me të vërtetë jam unë - në mënyrën në të cilën tingëllon muzika në të. E shpërndaj Audio Book në mënyrë digjitale. Shpresoj të ketë sukses edhe në festivale. Dua të bëj një pllakë vinili /gramafoni/, ky është një qëllim shumë serioz për mua. Shpresoj që deri në pranverë ta kem realizuar.
Hristo Raçev nga Sound Ninja Studios bëri përzierjen në Audio Book, kurse masteringu final është vepër e Brus Tempëlltënit nga Microphonic Mastering.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..
DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..
Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi..